Shtëpia ime,Fati im/ Emineja frìkësohet shumë nga Mehdiu

Emineja prèt ardhjen e Zejnebit në shtëpi, e cila po darkonte me Barëshin. Zejnebit i duket shtëpia shumë bòsh pa kallabllëkun e Xhemilesë e Nuhut, por Emineja i siguron që ato po flejnë në një shtëpi tepër luksoze, dhe ndàlet aty për t’i kërkuar Zejnebit të ruhet, sepse ardhja e Mehdiut ishte shumë e dýshimtë. Ajo ndàn me Zejnebin gjithë frìkën për makinat në rradhë që shoqëronin Mehdiun dhe çdo gjë që ato i rrethonte, por Zejnebi nuk i merr për bazë dhe i kërkon Eminesë që të mos frìkësòhet sepse nuk ka asgjë të frìkshme në atë mes.

Gjatë asaj nate, Benali shpreson se mund të ketë sërish diçka me Mehdiun, duke qenë se tashmë jetojnë në të njëjtën shtëpi, janë të martuar dhe përveç vajzës së tyre të përbashkët, kanë përgatitur edhe një dhomë gjumi vètëm për to. Me këtë shpresë, Benali i drejtohet Mehdiut duke i hèdhur krahët në qafë, por Mehdiu e ndàlon. Ai i sqàron se ka shumë përzemërsi për të, por jo ndjenja dashurore dhe ndodhen bashkë vètëm për hir të kèrkesës së Xhemilesë që të martoheshin dhe për hìr të vajzës së tyre, Myzhganit.

Të nesërmen në mëngjes, të gjitha familjet diskutojnë daljen e Zejnebit në gazetë, krahas Barëshit dhe Mehdiut. Shtypi komenton daljen e Mehdiut nga bùrgu, si një akt dèvocioni dashuror të Zejnebit ndaj tij, e cila ishte po ajo që e fùti në bùrg Mehdiun, si dhe ajo që e nxori nga bùrgu. Ndër të gjitha familjet dhe anëtarët, Ozlemi nèvrikoset më shumë që Barëshi bën pjesë në atë portret, edhe pse thjesht si prònar i firmës ku Zejnebi punon. Po atë mëngjes, në familjen e Mehdiut hapet tema e punës së Nuhut.

Ajo temë është hapur edhe një natë më parë nga Xhemilja, e cila i kërkonte të hìqte dorë sa nuk e ka mësuar Mehdiu se ai punon për Barëshin, ndryshe do e fshìjë nga jeta tij, por Nuhu kùndërshton duke thënë se nuk do i gjendet krah Mehdiut në atë rrugë ku ka hyrë. Të njëjtat fjalë i thotë edhe Mehdiut, dhe làrgohet për në punë. Më vonë, Barëshi telefonon Nerminën, për t’i treguar se tashmë ajo zotëron gjithë pasurinë që dikur gèzonte. Pas atij lajmi, ai takohet me Zejnebin, e cila ndàn me të gjithë rehatinë që ndjen në shpirt, që Mehdiu doli që aty, pa i ndodhur diçka për fàj të saj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*