Shtëpia ime,Fati im/Barëshi vërteton fríkën e Ozlemit

Ozlemi shkon pranë vëllaë së saj, Barëshit, për t’i shpjeguar se ajo ia do të mirën më shumë se askush tjetër por është shumë e shqétësuar sepse nuk shikon një të ardhme të ndritur krah Zejnebit. Sipas Ozlemit, Zejnebi e ka dashur atë vetëm për sa kohë që ishte vetë në véshtirësi dhe sjelljet e tij, i vinin si akte héroike, sepse ai po i ndíhmonte gjithë familjen, por tashmë që gjërat kanë ndryshuar, ai është një person tepër i thjesht dhe normal për një femër si Zejnebi, e cila vrapon kur të tjerët kanë nevojë dhe mirëpret ndíhmën e të tjerëve për vete, por kaq.

Barëshi e dëgjon me vëmendje dhe kùndërshtòn, gjë për të cilën Ozlemi shprehet se do donte shumë që të ishte ajo gàbim në këtë situatë. Gjatë asaj kohe, daja tyre Ali Rizai, ndodhet në një takim vetëm për vetëm me Sulltanën. Të dy kanë shkuar së bashku në një kafene, ku Ali Rizai e pret Sulltanën duke ia puthur duart. Pasi ulen në tavolinë, Sulltana jep porosinë tek kamarieri dhe ajo porosi, zgjon kujtime në mendjen e Ali Rizasë. Me lejen e Sulltanës, ai i tregon asaj mbi dashurinë e parë që ka përjetuar në jetë.

Nga ana tjetër, Xhemilja vazhdon të bëjë të gjitha përpjekjet e saj për të rregulluar sa më shumë marrëdhénien mes Benalit dhe Mehdiut. Duke parë Benalin aq të mérzítur nga ftohtësia e Mehdiut, Xhemilja merr në duar fotografinë e tyre të martesës, dhe e vendos në një kornizë, për të ndritur dhomën e tyre të gjumit. Benali nuk ka asnjë shpresë më, por Xhemilja i kujton se ku kanë qenë para një jave e ku janë në atë moment, ndaj nuk duhet hùmbur shpresa. Ajo i kërkon Benalit që atë mbrëmje, të vishet e të rregullohet më shumë se kùrrë për darkim dhe të zbresë pranë Mehdiut sikur nuk ka ndodhur asgjë më parë dhe sapo kanë filluar të njihen.

Në atë mbrëmje, Mehdiu gàbimisht i drejtohet Benalit me emrin Zejneb, dhe ajo largohet menjëherë nga tryeza. Sakaq, në shtëpinë e Zejnebit ka filluar lùfta se me kë do qëndrojë Zejnebi. Kjo e fùndit névrikoset me Sakinenë që kùndërshtòn të shkojë me to në vilë dhe shprehet se ajo do zgjedhë të shkojë me Nerminin. Sakineja i thotë Nerminit se ajo nuk e di aspak se çfarë do të thotë të jesh ‘nënë’, ndaj Zejnebi e paralàjmëron të ketë shumë kùjdes kur flet me të. Barëshi e telefonon Zejnebin për t’u takuar, por ajo réfuzon. Të nesërmen në mëngjes, ajo bën të njëjtën gjë dhe Barëshi fríkësohet se mos do i dalë fjala motrës së tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*