Shtëpia ime,Fati im/Barëshi përndjék Nuhun me Zejnebin

Barëshi fillon të dyshójë me dóza shumë më të mëdha, pasi Zejnebi i shkon pranë duke i kërkuar që të mos e sjellë Nuhu në takimin që do kenë në mbrëmje, pasi ndihet në síklet për shkák se jetojnë në të njëjtën shtëpi. Ai shprehet se Zejnebi po e tepron, por sërish bën siç ajo ndihet më mirë. Asaj i duhet ta lërë  Nuhun të lirë në mbrëmje, që ai të gjejë pávjonin ku punon e dashura e Erxhait. Kështu, teksa Zejnebi ndodhet në restorant me Barëshin, Nuhu shkon në pávjonin ku e kanë adresuar. Për të mësuar adresën e shtëpisë së gruas në fjalë, ai duhet të japë para.

Në múngesë të parave, détyrohet të japë orën e shtrenjtë që e mbante kujtim nga babai tij i ndjérë. Aty takon edhe Ali Rizanë dhe si pásojë e një kéqkuptimi, Nuhu mbetet në pávjon bashkë me Ali Rizanë. Që të dy déhen dhe Nuhu e shoqëron atë në shtëpi, por nga lodhja dhe pirja, flejnë mbi njëri tjetrin, pa vetdije. Ato i gjejnë ashtu të përqafuar në sallon, të nesërmen në mëngjes. Sulltana e krítikon áshpër Nuhun ndërsa ai i kthehet menjëherë punës. Mes punës, ai shképutet për të shitur furgonin e tij, si gjënë e fundit që ka me vlerë.

Pas punës, Zejnebi shkon në shtëpinë e zonjës, por ajo ia mbyll derën në fytyrë sapo mëson që është avókatja e Mehdiut. Ajo nuk pranon të flasë për asnjë arsye në botë, dhe kjo zbeh shpresën e Zejnebit dhe Nuhut. Në mbrëmje, teksa diskutojnë se çfarë të bëjnë, Barëshi shkon fshéhurazi në dhomën e Savashit, në një moment që ai po fle. Sapo kóntrollon dósjet, Barëshi shikon dósjen që i përket çështjes së Mehdiut, dhe péson një zhgénjim të réndë. Ai është i bíndur se brenda asaj çështjeje është edhe Zejnebi, të cilën e telefonon.

Në ato momente, Zejnebi po përgatit valixhen e saj, por merr leje për të nesërmen para drekës, që të mos shkojë në punë, duke nxjerrë jústifikim sërish Kibritin. Sapo Barëshi i jep leje, Nuhu hyn në dhomë, dhe duke mos e ditur se po flet me Barëshin, i kujton Zejnebit të jetë gadi të nesërmen në orën 9 të mëngjesit, ndërsa avioni është në orën 5 të pasdites. Barëshit i vërtétohen të gjitha dyshímet e tij, por nuk reágon. Të nesërmen, ai nuk i thotë asgjë asnjërit, por ndërmjet pérgjuesit që i ka vënë në makinë Nuhut, ndjék rrugën ku ato të dy po shkojnë për të dórëzuar Zejnebi paratë tek Mehdiu.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*