Shtëpia ime,Fati im/Barëshi kërkon fàlje nga Zejnebi

Barëshi mëson se Ozlemi ka qenë në shtëpinë e Zejnebit, ka folur ashpér, i ka ofènduar dhe pòshtëruar njerëzit atje, ndaj i irrìtuar, i shkon menjëherë pranë për t’i kërkuar llogari. Gjendja mes tyre kalon kùfinjtë e çdo lloj bisede, duke u kthyer në një shèrr të madh. Ozlemi ngre zërin kur thotë se Zejnebi bën të mùndur që çdo ditë të takojë ish bashkëshortin e saj, gjë që e lèndon shumë Barëshin. Ai kùndërshton, por Ozlemi shton me shumë bìndje se ajo nuk ka dashuri për Barëshin dhe se po të kishte, Ozlemi vetë do i kishte martuar.

E gjithë gjendja e agràvuar ndàlon vetëm me urdhèr të dajës së tyre, Ali Rizasë. Pasi i ùrdhëron të futen brenda në shtëpi, Ali Rizai krìtìkon shumë ashpèr Ozlemin duke i thënë se nuk u ka lënë fytyrë të dalin para njerëzve që nesër do jenë krùshqitë e tyre. Ozlemi nuk tërhìqet nga àsnjë fjalë apo veprim i saj, ndaj Barëshi largohet për të màrrë Zejnebin. Gjatë asaj kohe, Zejnebi përpiqet të bìndë Xhemilenë që të qëndrojnë aty derisa të gjejnë një shtëpi të sìgurtë, por Xhemila e falenderon ama nuk pranon. Përtej të gjithave, Xhemilja i uron asaj lumturi me Barëshin.

Ajo kërkon ndjèsë për çdo sjellje deri më atë ditë dhe gjen mirëkuptim nga ana Zejnebit. Kjo e fundit làrgohet dhe takohet me Barëshin. Ai kërkon shumë fàlje nga Zejnebi për sjelljen e motrës së tij por Zejnebi përgjigjet se askush nuk i zgjedh anëtarët e familjes ndaj nuk ka përse të kërkojë fàlje. Por Barëshi nuk mjàftohet me aq dhe kërkon që të dalë edhe para familjes së saj e të kërkojë ndjesë për çdo gjë, që të mos kenë një fillim të hìdhur. Sakaq, Mehdiu shkon në një nga vendet e punës ku shikon me sytë e tij duke u bërë padrejtësi.

Pa qenë ende në dijeni të punëve ku ka hyrë, Mehdiu përpiqet të vërë drejtësi në vendin e punës. Pranë tij shkon edhe Nuhu, ende i ftohtë dhe i largët nga Mehdiu. Nuhu i kërkon t’i lerë menjëherë ato punë por Mehdiu përgjigjet se kjo nuk është aspak e thjeshtë. Sipas Mehdiut, Nuhu do e kuptonte shumë më mirë nëse ai do kishte fëmijë për vete e të kishte provuar ndjesinë e të qenurit prind. I lòdhur nga çdo gjë, Nuhu làrgohet, mèrr Xhemilenë nga shtëpia e Zejnebit dhe së bashku dalin të kontròllojnë shtëpi më shtëpi për të gjètur një që u përshtatet.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*