Shakaja në Sanremo me partneren e Ronaldos, pjesëtari i familjes Anjeli: Normale që Interi ishte mbrapa

Nata e dytë e Sanremos të këtij edicioni në Itali do të kujtohet për rrengun e veçantë që i punuan Xheorxhina Rodriguez, partneres së Kristiano Ronaldos, para syve të këtij të fundit që ishte i pranishëm në sallë. Amadeus, prezantuesi i shfaqjes, e ftoi Rodriguez në skenë dhe më pas tregoi që mbante veshur një fanellë të veçantë që kishte përpara një pjesë si e Juventusit, por që më pas tregonte se kishte ngjyrat zikaltër të Interit dhe mbante mbrapa emrin e Lukakut.

Shumë të qeshura në sallë për këtë moment që u përjetua me humor edhe nga vetë Ronaldo i cili më vonë i dhuroi një fanellë të tijën Amadeus, që njihet si tifoz i Interit. Por ndërkohë, këto çaste pushtuan rrjetet sociale në Itali me talljet pa fund mes tifozerive të dy ekipeve.

Në këtë diskutim është përfshirë edhe Lapo Elkan, pjesëtar i familjes Anjeli i cili nuk ka kursyer thumbimin e tij. “I dashur Amadeus, është normale që PËRPARA të jetë Juventusi dhe mbrapa të jetë Interi”, shkruante ai në Twitter duke iu referuar fakti se prej vitesh zikaltërit janë në ndjekje të bardhezinjve që dominojnë në kampionat. /Burimi:Vipsport.al/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*