Sensi i zgjati më shumë se ç’duhet duart”, partnerja ia punon me “Le Iene”

Emisioni i “Le Iene” në, Itali, godet sërish. Këtë herë viktimë është futbollisti i Interit, Stefano Sensi. Në pritje të kthimit në fushë, mesfushori zikaltër u transformua për një ditë në model për partneren e tij Giulia Amodio.

Kjo e fundit, bashkëpunëtore e programit televiziv të Italia 1, e bindi 24-vjeçarin që të pozonte me të brendshme për të reklamuar linjën e saj.

Pas elozheve fillestare, situata precipitoi kur lojtari u ftua të realizonte disa foto me dy modele. Në këtë moment shpërthen Giulia, duke krijuar skena xhelozie, me Sensin që shpërtheu në lot.

Për ta rënduar më shumë situatën mendoi menaxheri i mesfushorit, i cili i tha se një nga vajzat me të cilat kishte realizuar fotot, ka shkruar në Instagram se 24-vjeçari i kishte zgjatur më shumë se ç’duhet duart, ndaj e kishte denoncuar te “Le Iene”./Burimi:Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*