‘Sarp’ ndahet nga e dashura pas 4 vitesh ! Ja si reagon kjo e fundit (FOTO)

Mediat turke kanë raportuar së fundmi se aktori Çagatay Ulusoy, i njohur si “Sarpi”, i ka dhënë fund lidhjes me aktoren Duygu Sarisin.

Dyshja u njoh në vitin 2016 dhe gjatë kësaj kohe ishin munduar që lidhjen ta mbanin të fshehtë, por paparacët i fotografuan shpesh bashkë.

Pak kohë më parë Duygu foli për herë të parë për lidhjen e tyre duke pranuar se karantinën po e kalojnë bashkë. Mirëpo kjo nuk ka zgjatur për shumë kohë sepse pikërisht gjatë karantinës çifti janë ndàrë.

Mediat turke shkruajnë se ata nuk e përballuan dot karantinën së bashku. Pas ndàrjes Duygu ka postuar së fundmi në Instagram një foto ku shfaqet duke marrë rreze dielli dhe duket shumë e lumtur.

Kjo ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave të aktorit, të cilët nuk e kanë mbështetur dhe aq lidhjen e tyre. Duygu me këtë foto mesa duket ka lënë të kuptohet se është e lumtur edhe pas ndarjes.

Ndërsa Çagatay ka preferuar të mos reagojë me asnjë postim pasi siç dihet aktori nuk është aspak aktiv në rrjete sociale dhe çështjet personale i ruan sa më larg syrit të publikut. Çağatay Ulusoy'un partneri o isim mi olacak?

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*