Kush tha se janë ndàrë? ‘Sarp’ dhe e dashura e tij shihen bashkë në shtëpinë e Kivanç Tatlitug

Së fundmi në mediat turke u përfol se aktori Çagatay Ulusoy i njohur si “Sarp” është ndàrë nga e dashura Duygu Sarisin.

Por mesa duket lajmet nuk kanë qenë të vërteta. Burime për mediat turke kanë zbuluar se çifti jo vetëm që nuk janë ndàrë, por drekën e Bajramit e kanë kaluar në shtëpinë e Kivanç Tatlitug.

Çagatay dhe Kivanç janë miq shumë të mirë dhe mesa duket edhe partneret e tyre kanë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.

Çagatay dhe Duygu janë parë në shtëpinë e Kivanç Tatlitug në fshatin Kemerburgaz. Madje Duygu pozoi me qenin e Kivanç.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Basak Dizer gatoi për të ftuarit pjata të shëndetshme. Kivanç është i martuar me Basak Dizer. Ajo është me profesion stiliste.

Kjo nuk është hera e parë që Kivanç dhe Çagatay shihen bashkë pasi edhe vitin e kaluar dy aktorët i kaluan pushimet bashkë. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*