‘Sanem’ thumbon ‘Xhanin’: Është egoist dhe…

“Sanem” dhe “Xhan”, dy protagonistët e serialit shumë të ndjekur “Një puthje në errësirë”, gjatë xhirimeve u përfolën për një lidhje.  Çifti madje u fotografuan së bashku shpeshherë, por fillimisht e mohonin se po jetonin një romancë.

Megjithatë më vonë aktori Can Yaman pranoi publikisht se me Demet Ozdemir ka patur një romancë të shkurtër dhe lidhja e tyre përfundoi shpejt.

Teksa mendonim se ata kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë pas ndàrjes, në fakt paska ndodhur e kundërta. Një deklaratë e bërë nga Can Yaman, e ka prékur Demetin e cila i ka kthyer përgjigje publikisht.

Can Yamam është shprehur se nuk e ka menduar kurrë ta ketë të dashur Demetin duke i habitur të gjithë me këtë deklaratë sepse vetëm pak kohë më parë ai e pranoi lidhjen.

“Unë s’e kam menduar kurrë Demetin si një femër që mund ta dashuroj. Ajo është thjesht një mikeshë dhe kështu do mbetet. E kam ekzagjeruar kur kam folur për të. Mbase ajo më ka pëlqyer mua, por unë jo. Ajo mbetet e mrekullueshme dhe një vajzë e bukur, por nuk ka karakteristikat e vajzës së ëndrrave të mia”-ka thënë Can Yaman.

“Unë e kuptoj që shumë femra bien në dashuri me mua, por nuk është faji im”-shtoi aktori. Demet Ozdemir ia ktheu duke u shprehur: “Disa njerëz egoist e kanë zakon të mohojnë faktet. Ndonjëherë pyes veten mos kanë probleme psikologjike! Unë nuk i kërkoj askujt të më dashurojë, por të paktën ji i sinqertë para të tjerëve!”  Kujtojmë që seriali “Një puthje në errësirë”, ku aktorët ishin në role kryesore, pati sukses të jashtëzakonshëm në Turqi.Pin by kajal jaiswar on Can yaman and sanem | Fashion tv, Turkish ...

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*