‘Sadna’ e serialit ‘Bidai’ jep lajmin e gëzueshëm për shqiptarët

Larmia e serialeve në Shqipëri përbëhet nga telenovela italiane, spanjolle, braziliane,turke dhe së fundmi edhe arabe e indiane. Ndër këto të fundit, shenjën më të madhe në memorien e fansave e ka lënë seriali ‘Bidai’. Një film i zhanerit dramë përzier me pak romancë. Bidai, është historia e gjatë dhe e detajuar e një vajze zemërbardhë, që duronte dhe sakrifikonte çdo gjë, vetëm për të mirën e familjes.

Personazhi kryesor Sadna derdhi lot në ekran së bashku me shumë e shumë ndjékës fanatikë të serialit të saj. Ajo mbështolli pas televizorit pjesën dérrmuese të familjeve shqiptare, çdo ditë në të njëjtin orar, duke u bërë shpesh edhe kryefjala e bisedave të përditshme të njerëzve, në punë apo kafene.Bidaai fetches a TRP of 8.69

Kjo risi televizive solli me vete edhe shpërndarjen e kulturës indiane, që nuk ngjason me asnjë nga çfarë jemi mësuar të shohim në përditshmëritë tona. Duke filluar nga veshja, gjuha e përzier me gjuhë të tjera, fanatizmi familjar, besimi hyjnor tek idhujt e tyre e kështu me rradhë, ne u njohëm me një kulturë tërësisht të re. Megjithatë, edhe pse personazhi ‘Sadna’ nuk e shoqëroi të gjithë serialin deri në fund, ajo sërish mbeti kryefjala e Bidait.

Në një postim publik në rrjetet sociale, Sara Khan (Sadna) në një video live u pyet nëse e ka në planet e saj që të vizitojë shtetin tonë, Shqipërinë. Me një buzëqeshje shumë të ëmbël, ajo u përgjigj se seriali saj ‘Bidai’ menjëherë pas Indisë, ka pasur Shqipërinë si vendin me interes më të lartë ndaj tij. Ndaj, sapo gjendja të stabilizohet dhe normalizohet, ajo do vizitojë vendin tonë, për tu takuar më nga afër me ndjekësit e saj.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*