Sa qenka rritur! ‘Kahraman’ publikon foto me të birin

Aktori turk Ozcan Deniz ka festuar ditëlindjen e djalit të tij, Kuzey. Vogëlushi ka mbushur 2 vjeç dhe ka festuar në shtëpi.

Ozcan Deniz i cili njihet nga roli i “Kahramanit”, rrallëherë publikon foto me djalin në rrjete sociale, por këtë herë ka bërë një përjashtim.

Gjithashtu edhe bashkëshortja e tij, Feyza Aktan ka publikuar një foto ku ata shfaqen me tortën e ditëlindjes, të përgatitur me shumë dashuri në shtëpi.Özcan Deniz Kuzey'i uçurdu - Magazin Haberleri

“Gëzuar ditëlindjen biri im. Ma bëre jetën më të bukur”-shkruan aktori. Ndërsa bashkëshortja e tij e ka uruar me këto fjalë: “Jam e lumtur që të kemi, shpirti im”.

Ozcan Deniz dhe Feyza Aktan u martuan dy vite më parë në ceremoni të organizuar larg syrit të mediave.

Çifti vitin e kaluar patën një krizë në martesën e tyre, por vendosën t’i jepnin një shans të dytë njëri-tjetrit.Özcan Deniz'in oğlu Kuzey, Karan bebeği solladı! - Magazin Haberleri

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*