Sa qenka rritur! Ja si duket sot vogëlushja serialeve “Nënë” dhe ‘Bija Ime’

Vogëlushja Beren Gokyildiz fitoi zemrat e të gjithë publikut shqiptar me rolin e saj në serialin “Nënë”.

Beren është vlerësuar jashtëzakonisht për talentin e saj. Ajo ishte vetëm 7 vjeç kur luajti rolin e “Melekut” apo “Turnës” në vitin 2016. Vitet kanë kaluar dhe Beren Gokyildiz tani është rritur.

Aktorja poston vazhdimisht në profilin e saj në Instagram dhe në fotot e fundit gati nuk njihet.

E veshur me shumë stil, me xhinse të grìsura, xhaketë me xixa dhe syze dielli, Beren duket si një vajzë e rritur.

Ajo ka marrë komplimenta të shumta nga fansat të cilët e kanë pëlqyer pafund pamjen e saj. Nuk kanë munguar falenderimet nga aktorja e cila tregohet gjithmonë modeste para publikut.

Kujtojmë që Beren Gokyildiz luajti edhe në serialin “Bija ime”, në rolin e “Ojkysë”. Së fundmi mediat turke raportuan se vogëlushen do ta shohim sërish në ekran me një serial të ri, sërish me një histori prékëse, që është ende në fazat e përgatitjes.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*