Roben pas dëmtimit në debutim: “Le të tallem me veten tani”

Pas shumë vitesh Roben zgjodhi që t’i bashkohej Gronigenit në Holandë. Debutimi nuk ishte ai i shumëdëshiruari pasi do të dëmtohej që në minutën e 30 përballë PSV.

Kjo ka ngritur shumë pikëpyetje nga krahu i tifozëve të Gronigenit sa i përket gjendjes së Robenit dhe moshës së tij, që ndoshta nuk po i përgjigjet më fiziku në mënyrën e duhur. Ndërkohë vetë holandezi nuk pranon që të heqë dorë lehtë:

“Ishte skenari më i keq që unë nuk e mora në konsideratë fare. Por ndodhi ashtu siç ndodhi dhe nuk ndërrohet më. Tani e rëndësishme është që të mos qaj i ulur në një qoshe, por të qesh dhe të tallem me veten time, që të kem ndjenja pozitive. Ju nuk më keni hequr qafe akoma. Të dorëzohem? Jo, kjo fjalë nuk gjendet në fjalorin tim”, tha Robben. Burimi: /Sport Ekspres/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*