‘Rejan’ në një lidhje me basketbollistin e njohur? Reagon aktorja e serialit ‘Hercai’

Lajmet e dashurisë për Ebru Şahin dhe Cedi Osman ranë në rendin e ditës në lajmet turke si një bòmbë.

Së fundmi në mediat turke është përfolur se aktorja Ebru Sahin, e njohur nga roli i “Rejanit”, është në një lídhje me basketbollistin turk Cedi Osman.

Mediat turke shkruanin se dyshja po i kalojnë pushimet bashkë e madje ishin parë duke ngrënë darkë së bashku. 

Cedi Osman dhe Ebru Şahin, të cilët sipas lajmeve që raportohen  se ishin parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një vend në qytetin e preferuar turistik të Alaçatı.

Pas këtyre lajmeve, aktorja ka reaguar me një postim në Instagram duke i hédhur poshtë të gjitha thàshethémet dhe e indínjuar për lajmet e rréme.

“Nuk e di nëse ato lajme i bëni për profesionin tuaj apo për veten tuaj, por nuk keni respekt. Në vend që të bëni një lajm të vërtetë, bëni lajme të rréme. Sigurisht koha është e nxehtë dhe është më e lehtë për ju  të shkruani lajme boshe, por kjo që po bëni është tùrp”-shkruajti aktorja. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*