PREMTIMI/ Rejhani shpëton Nigarin nga Xhavidana

Narini vijon të ecë në rrugë me pakon brenda çantës së saj, pa e ditur që aty ka të paketuar sasi të madhe drògè, nga e cila mund të përfundojë në bùrg. Atë po e ndjèk nga pas Taxhi, me urdhër të Kemalit. Taxhi, si një person që ka kryer punët e Talazit për vite me rradhë, e njeh mjaft mirë personin që Talazi i ka vènë nga pas Narinit. Ai quhet Tunxher dhe dètyra tij është të ndjèkë nga pas Narinin derisa ajo të ndalojë në një vend ku ai do mund të telefonojë pòlìcinë, por nuk ia del dot, për shkak të Taxhit që e merr situatën në dorë.

Ai i del përpara dhe ia ndalon rrugën e ndjèkjes së Narinit. Menjëherë, Taxhi telefonon Kemalin për t’i rapòrtuar situatën dhe Kemali pas asaj telefonate, përpiqet të komunikojë me Narinin, për t’a shpètuar nga rrezìku që i kánoset, por më kòt. Telefoni saj është i fikur për shkak të mungesës së baterisë, ndaj ato nuk komunikojnë dot. Paralèlisht, shoqja Narinit, Rejhani, po përshëndetet me Zaferin që ka shkuar të takojë Emirin në shtëpi. Zaferi ka një përzemërsi të madhe për Rejhanin dhe lumturohet që e shikon aty, derisa Emiri i flet shumë ashpèr asaj.

Bashkë me Zaferin, Emiri largohet për në zyrën e tij, ku Zaferi i kërkon të kontrollojë mllèfin që ka krijuar ndaj Rejhanit, ndërsa Rejhani për vete shkon sërish pranë dajë Hikmetit. Për të ka ardhur ora e ilàçit të rradhës, por Xhavidana u shkon pranë për t’i mérzitur të dy. Ajo kërkon një kafe nga Rejhani, edhe pse Rejhani në atë shtëpi është vetëm për Hikmetin. Megjithatë, ajo pranon t’ia bëjë por vetëm pasi të përfundojë iláçet me Hikmetin. Xhavidana e irrítuar, ulèret duke thënë se e do menjëherë dhe nuk do presë asnjë çast më tepër.

Për t’a tmérruar më tepër, ajo hédh në tokë pjatën e ushqimit të Hikmetit dhe dètyron Rejhanin të largohet që aty, për t’i bërë kafenë. Në ato momente, në kuzhinë, Nigari aksídentalisht thyèn një pjatë nga kompleti i preferuar i Xhavidanës dhe fríkësohet shumë nga reagimi saj por Rejhani e merr përsipër fàjin dhe shpëton Nigarin. Kjo e fundit, kujton gjithçka që i ka bërë Rejhanit në fillimet e saj në atë shtëpi dhe nga ndjenja e fàjit që ka kúndrejt saj dhe kúndrejt Hikmetit, i shkon atij në dhomë, për t’i thënë se e di se kush e ka çuar në atë gjendje por nuk e denòncon dot dhe për këtë, kërkon fàlje.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*