Prej vitesh në lidhje, Sebastian Ruli i bën dedikimin special ‘Teresës’

Sebastian Ruli dhe Angelique Boyer janë një nga çiftet më të njohur të telenovela. Ata po jetojnë prej vitesh një histori të bukur dashurie dhe kanë treguar se janë gjithmonë mbështetja kryesore e njëri-tjetrit.

Ashtu ka bërë edhe Sebastian së fundmi, teksa i ka dedikuar fjalët më të bukura partneres së tij, e cila po nis një projekt të ri. “Të thonë çfarë të thonë, më e bukura e dashurisë është të ndërtosh dhe të ndash gjërat me dikë dhe me vitet që kalojnë të shohësh çdo gjë që keni arritur së bashku.Image result for sebastian rulli angelique boyer

Të shohësh veten në sy e të thuash me këmbëngulje: Se gjithmonë ishe, je dhe do të jesh ti. Urime dashuria ime për këtë projekt të ri, që nis sot për ta regjistruar. Gjithmonë duke të admiruar, duke të mbështetur e duke shijuar talentin tënd”, shkruan Ruli në foton ku shfaqet me Angelique.

Dedikime të tilla mes çiftit janë të shpeshta, pasi ata shfaqen gjithmonë e më të dashuruar me njëri-tjetrin.Image result for sebastian rulli angelique boyer

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*