Pirlo kërkon sulmues, Juve përgatit rikthimin e bujshëm

Moise Kean, sezoni 2. Sulmuesi italian i Everton është gjithnjë e më pranë rikthimit tek ish ekipi i tij, kampionët e Juventus. Akordi mes dy ekipeve ende nuk është arritur përfundimisht pasi anglezët kërkojnë shitjen e plotë të sulmuesit ndërsa juventinët, të ndikuar edhe nga bilanci negativ ekonomik për shkak të krizës që shkaktoi Covid-19, kërkojnë huazimin e ish-sulmuesit të tyre.

Megjithatë, ajo që pritet të ndikojë në kryerjen e këtij transferimi është dëshira e vetë italianit i cili ka dhënë aprovimin e tij për rikthimin në Serie A. Çdo gjë pritet të kryhet me formulën e huazimit me blerje të obliguar në fund të sezonit sportiv 2020-21.

Everton’s Moise Kean appears dejected during the Premier League match at Goodison Park, Liverpool.

Për sa i përket përforcimit të sulmit duket se nuk do jetë vetëm Kean afrimi i Juves. Boshnjaku i Romës Edin Dzeko gjithashtu pritet t’i bashkohet bardhezinjëve duke plotsuar kështu repartin e sulmit me “tre dhëmbëshin” Cristiano Ronaldo-Kean-Dzeko.

Mbetet ende e paqartë e ardhmja e Suarez, i cili u përfol për një transferim të mundshëm tek kampionët e Italisë. Sulmuesi i Barçës mandej kaloi dhe provimin e gjuhës italiane për të bërë të mundur pasisjen e tij me pasaportë italiane dhe si rrjedhojë të kalonte tek Juventus si shtetas evropian. Por fakti që Juve ka vendosur të afrojë Dzeko-n e bën thuajse të pamundur edhe afrimin e uruguajanit, me Inter gjithmonë në pritje për të përfitur dhe të tentojë të marrë shërbimet e sulmuesit 33 vjeçar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*