Përputhen/ Fatjoni surprízon Anën, djemtë e akùzojnë si takim fàllco

Emisioni PërPuthen vazhdon të thýej rekorde në audiencë. Për këtë javë, Ana i dha mundësinë Fatjonit në një takim që të tregonte veten dhe të shikonin nëse kanë pika të përbashkëta që të jenë sërish në një takim tjetër apo jo.

Takimi ishte shumë dínamik, me çdo lloj situate prezente. E veshur vetëm me një këmishë, Ana prét Fatjonin pasi ka gatuar për të dy dhe Fatjoni plotëson drekën duke sjellë një shishe verë.

Gjatë takimit, ato bëjnë pyetje e përgjigje të vogla për të njohur më shumë botën e njëri-tjetrit.  Ana tregon se i pëlqejnë djemtë me kàrakter ndërsa Fatjoni pohon për veten se është shumë i dashur por mundohet të jetë më pak i vrùllshëm sesa ka qenë në marrédhéniet e tjera dashurore që ka pasur.

Gjatë drekës, një telefonatë do sjellë çdo gjë përmbýs. Fatjoni ngríhet nga tryeza dhe premton se do kthéhet brenda pak minutave pasi dikush po e prét poshtë pallatit.

Duke mos ditur se për çfarë iku Fatjoni, Ana ndihet sikur e la të vetme pa i dhënë rëndësi takimit të tyre. E nevríkosur, ajo lë përgjysmë takimin dhe shprehet se me Fatjonin mbaroi me kaq. Por ai vjen me një buqetë me lule dhe kërkon ndjesë duke i shpjeguar arsyen e largimit.

Në studio, Ana krítíkohet shumë për veshjen e saj për të cilën thonë se ishte shumë e tepruar për një takim të parë por Shqipja e mbéshtet. Ndërsa djemtë krítíkojnë Fatjonin, i cili iu është dukur si shumë fàllco dhe çdo veprim të tijin e kanë lídhur me dëshirën për t’u dukur në show.

Arian Konomit i pëlqen takimi tyre ndërsa nga djemtë, Erioni është më kùndër se të gjithë, ndaj Ana e fton atë në takimin e rradhës, për t’i dhënë mundësi të tregohet si është.

Takimi i dyshes Ana-Fatjon më shumë se sa për atë çfarë ndodhi mes tyre, u komentua në studio për veshjen të konsideruar si të ekzàgjeruar nga djemtë e tjerë.

Mevlani ishte njëri nga djemtë që komentoi veshjen e Anës, e kjo e fundit nuk “ia përtoi” shumë në përgjigje. Ana ju drejtua Mevlanit me fjalët: “Nuk të bën k***vë veshja”. Ndërsa Mevlani, nuk kishte ndonjë kùndërpërgjigje dhe bisedën e devijoi nga Fatjoni.Incidenti në takimin e Anës me Fatjonin, pse Ana humbi toruan… - YouTube

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*