PENDIMI/ Zejnebi mëson të pathënat mbi rrèmbìmin e së bijës

Ahmeti dhe Meltemi përfundojnë hedhjen e firmave duke finalizuar lidhjen e tyre me martesë, ashtu siç Meltemi ëndërronte prej vitesh. Por, ëndrra saj nuk do shkojë aspak ashtu siç ajo pret. Teksa Meltemi pret të shkojnë në shtëpinë e tyre, Ahmeti e dërgon në një vend tjetër, në një shtëpi të vogël, ku nuk ia ka furnizuar as me ushqime dhe ku ajo do jetojë e vetme, derisa të sjellë në jetë fëmijën. Më pas Ahmeti do ia màrrë fëmijën dhe Meltemi do vazhdojë të jetojë e vetme. E tmèrruar nga vendimi tij, Meltemi përpiqet shumë që të kùndërshtojë, por nuk ia del dot t’a bindë Ahmetin për të ndryshuar vendim.

Në ato momente, Zejnebi po takohet për herë të parë me dadon e Sudes, një zonjë të moshuar që quhet Aishe. Ajo i fton për të drekuar brenda në çiflig, ku sapo mbesin të vetme me njëra tjetrën, Zejnebi i kërkon të dijë se si është njohur me Suden për herë të parë, dhe kështu ajo vijon t’i tregojë të njëjtën histori që edhe Sabriu i ka treguar. E lènduar për vitet që ka kaluar larg së bijës, Zejnebi thotë se edhe Aisheja është po aq fàjtore pasi duhet të kishte denòncuar rastin në pòlìci dhe nuk e ka bërë, por Aisheja mbrohet duke u betuar se është kèrcènuar me vendin e punës dhe ajo nuk ka as shtëpi as të afërm.

Në anën tjetër ndodhet Sinani me kolegun e tij, që po marrin në pyetje Arzunë, për lidhjen e saj me shkrimtarin e ndjerë, Sabriun. Arzuja mohon të ketë pasur ndonjë lidhje me të, por thotë se kanë pasur vetëm respekt dhe dashuri reciproke, të largët, për të si shkrimtar dhe ai për Arzunë si një vajzë e re asokohe, që mbante një fermë të tërë. Mëse me dýshime, Sinani pyet edhe për Mehmetin dhe vajzën e vogël me të cilën ai sillet rreth e rrotull, për të cilën Arzuja thotë se ai është vajza tij bìologjike, që i ka mbetur vetëm atij pasi nëna e fëmijës e ka lënë Mehmetin, për një burrë të pasur.

Sinani kërkon të flasë me të dhe Arzuja e adreson për në fshat, për tek shtëpia e motrës së Mehmetit. Pa humbur fare kohë, Sinani shkon në fshat dhe vazhdon me invèstigimet atje. Fillimisht ndalon tek një lokal, ku një i moshuar i tregon se fëmija që ka Mehmeti pas vetes, nuk është fëmija tij, pasi fëmija tij bìologjik është lindur me aftësi të kufìzuara. Me ato dýshime, Sinani ndalon edhe Mehmetin për t’a marrë në pyetje, por Mehmeti mohon në mënyrë të prèrë që Xhansuja të jetë fëmijë i dikujt tjetër dhe i kërkon Sinanit të mos e bèzdisë më për të tilla çështje.


Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*