PENDIMI/ Sinani vazhdon kërkimet për Elifin

Sinani ndodhet pranë Arzusë, për t’a pyetur atë mbi lidhjen që ka pasur me Sabriun, shkrimtarin e ndjerë. Paraprakisht, ai tregon se ka lexuar më shumë se gjysmën e romanit që ai ka shkruar por që nuk e ka përfunduar dot dhe thekson se fillimi i romanit, është bazuar në një histori të vërtetë. Arzuja e pranon se Sabriu është inspiruar nga ajo, pasi ka mësuar se Zekiu i ndjerë kishte rrèmbyèr një fëmijë të vogël dhe duke qenë ajo e dashura tij, kishte shkuar pranë saj për infòrmacione më shumë. Më pas ishte bindur se ajo nuk ka të bëjë me rrèmbìmin, por sërish kishin ruajtur kontaktet.

Kështu, ajo shpjegon edhe librat që ai i dërgonte me dedikim personal, për çdo roman që botonte, më pas nuk ka pasur ndonjë komunikim më tepër me të. Sinani pyet sërish më tepër. Ai kërkon të dijë për Mehmetin, kopshtarin e saj që sillet rreth e rrotull me një vajzë të vogël por Arzu thotë për të se ajo është vajza tij, e bràktisur nga nëna bìologjike që ia ka mbàthur me një burrë të pasur. Për më tepër, ajo i tregon se Mehmeti ndodhet në fshat tek motra tij dhe ai lìrisht mund të pyesë fshatarët për Mehmetin. Pa humbur kohë, Sinani shkon në fshatin e Mehmetit dhe ndalon në kafenenë më të madhe.

Ai pyet hapurazi për Mehmetin dhe disa prej tyre japin përgjigje, por një i moshuar që ndodhet pranë tyre, qesh e thotë se të gjithë po gènjejnë. Djali i të moshuarit tenton t’a ndalojë babain e tij, duke thënë se ai nuk ësht mirë mendërisht, por Sinani insiston dhe në një bisedë me të moshuarin, ky i fundit i thotë se ajo vajzë nuk është e Mehmetit, pasi vajza tij ka lindur me aftësi të kufìzuara. I mbushur me dyshìme, Sinani i del përpara Mehmetit por ai ia mohon të gjitha akùzat. Pavàrësisht mohimeve, Sinani nuk bindet fare që Mehmeti po tregon të vërtetën. Në anën tjetër ndodhet Ahmeti me Meltemin, të sapomartuar.

Ajo pretendon se do jetojnë bashkë por Ahmeti i ka marrë një shtëpi me qera, një shtëpi tepër të vogël dhe që nuk ka asgjë brenda, ku i thotë se do qëndrojë derisa të lindë fëmijën e më pas do ia màrrë fëmijën e do e lërë atë të vetme. Meltemi ulèret, por Ahmeti nuk kthehet nga vendimi tij. Sakaq, Zejnebi shkon në çifligun e Sudes, ku takohet me dadon e saj, Aishen. Para Zejnebit, Aisheja tregon se si ka rrjedhur ngjarja që në fillim kur Sabriu kishte gjetur dhe kishte màrrë Suden për të mbushur boshllëkun e hùmbjes së të bijës dhe Aisheja nuk kishte guxuar t’a denònconte në pòlìci pasi s’kishte njeri tjetër.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*