PENDIMI/ Sinani dètyrohet ta dòrëzojë dosjen që gjeti në shtëpinë e Sabriut

Ahmeti ndodhet në zyrën e tij dhe pranë vetes ka edhe Meltemin, kur vijnë përgjigjet e anàlizave të saj, ndërmjet të cilave do zbulojë nëse Meltemi po génjen apo jo për shtatzaninë e saj. Fati do që Meltemi të jetë me të vërtetë shtatzënë, gjë që është e pakùndërshtueshme për Ahmetin pasi anàlizat janë bërë në spítalin ku ai punon dhe ka shumë forcë. Gjatë asaj kohe, Zejnebi ndodhet në shtëpi me Xhanin, të cilit përpiqet t’ia ngulisë në kokë se sa e rëndësishme është që ai të sillet gjithmonë ashtu siç i takon, si vëllai madh dhe mbrojtës i Sudes.

Çaste më vonë, pranë tyre do shkojë Sinani. Ky i fundit, nuk buzëqesh dot kur përmendet Sudeja, sepse ka filluar të dyshòjë se ajo nuk është vajza e Zejnebit Elifi, por njëkohësisht nuk ia thotë dot diçka të tillë asaj, pa qenë tërësisht i sigurtë. Sado që Sinani përpiqet t’a fshèhë gjendjen e tij, Zejnebi e vëren se sa i ngurtë është bërë ai, por nuk ka kohë as që t’a diskutojë, pasi ai largohet shumë shpejt. Në anën tjetër ndodhet motra e Sinanit, Munevveri. Ajo vendos të përdorë paratë që Zejnebi i ka lënë, për t’i krijuar një të ardhme më të mirë vëllait të saj.

Me ato para, ajo shkon pranë një taksisti të mirënjohur në lagjen e tyre, Kadiri. Munevveri i tregon shumën e parave dhe pret ndihmë nga ai, që ai të gjejë e t’i sugjerojë ndonjë makinë që mund t’ia blejnë dhuratë Sinanit, në mënyrë që ai të punojë së paku si taksist, meqë nga pòlìcia e hoqën. Sakaq, në shtëpinë e Zejnebit do trokasë një prej personave më të besueshëm të Sabriut të ndjerë, Alpi. Ai merret me çdo lloj dòkumenti dhe buròkracie që kanë nevojë në shtëpinë e Zejnebit, si dhe i sqaron asaj se si qëndron çështja e pasurisë.

Sabriu nuk ka lënë pasuri vetëm për Suden, nga ku mund të gëzojë edhe Zejnebi, por ka lënë veçmas pasuri për Zejnebin. Pasi bien dakord që Alpi do u qëndrojë punëve në krye edhe pas vdèkjes së Sabriut, ai kërkon një dòsje me një roman të papërfunduar që i ndjeri ka lënë. Zejnebi tregon se ajo dòsje ndodhet në duart e Sinanit sepse ka nisur t’a lexojë, ndaj Alpi i drejtohet shtëpisë së Sinanit. Me jùstifikimin se ka një kontratë që e dètyron që atë dòsje t’a dërgojë në shtëpinë botuese, Alpi troket në shtëpinë e Sinanit, ku Sinani ia jep dòsjen por dyshìmet i shtohen më shumë, pasi e ka lexuar romanin e papërfunduar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*