PENDIMI/ Alpi sjell një làjm të ri për Zejnebin dhe pasurinë e saj

Zejnebi shpenzon shumë kohë me Xhanin, për t’i kultivuar atij ndjenjën e dashurisë vëllazërore, faktin që ai duhet t’a mbrojë Suden e të kujdeset për të, sa më shumë që të mundet. Gjatë kohës që ajo përpiqet për një marrëdhënie të shëndoshë mes fëmijëve të saj, Sinani mendon se si do mund t’ia thotë nëse Sude nuk është vajza saj. Ai shkon t’a vizitojë në shtëpi por për shkak të mendimeve që nuk i ndalon dot, ai e shfaq gjendjen e tij të brendshme. Zejnebi e kupton se diçka po ndodh me Sinanin por nuk ia shpreh dot as atij.

Paralèlisht, për Sinanin po angazhohet motra tij Munevveri. Ajo përdor paratë që Zejnebi i ka kthyer, për të kërkuar për një makinë të mirë që t’ia blejë Sinanit dhe ai të punojë si taksist, meqë nuk vazhdoi dot në pòlìci. Për ndihmë, Munevveri i drejtohet taksistit të mirënjohur në lagjen e tyre, Kadirit. Ai ndjen kèqardhje për gjendjen e tyre, shpreh fjalët më të mira për Sinanin dhe i premton Munevverit se do e gjejnë një makinë që i përshtatet atij. Gjatë kohës që Munevveri po interesohej për makinë, Sinani është kthyer në shtëpi.

Ai vazhdon të lexojë romanin e lënë përgjysëm nga i ndjeri Sabri. Për atë roman, edhe Alpi troket në derën e Zejnebit. Ai fillimisht i sqaron asaj se pasuria që Sabriu ka lënë, është e ndarë në dy pjesë, ku në pjesën më të madhe që i përket Sudes, ka të drejtë edhe Zejnebi të shpenzojë, ndërsa pjesa tjetër i përket tërësisht Zejnebit, veçmas. Ato merren vesh me njëri tjetrin dhe vendosin që të punojnë së bashku siç ka punuar më parë edhe Alpi me Sabriun, por tani, Alpi kërkon edhe dòsjen me romanin e lënë përgjysëm, por Zejnebi i tregon se e ka Sinani në shtëpinë e tij.

Me nxitim, Alpi mbërrin para shtëpisë së Sinanit dhe troket, duke kërkuar librin, për të cilin thotë se kanë një kontratë me shtëpinë botuese dhe janë të dètyruar t’a dërgojnë atje. Sinani e dòrëzon, por dýshimet e tij për Suden, vetëm sa shtohen. Ndërsa dýshimet e Ahmetit për shtatzëninë e Meltemit, vërtetohen ndërmjet tèstit që ai i bën në spìtalin e tij, ku rezulton se Meltemi është shtatzënë. Teksa përjeton atë moment pòshtërues ku i dýshojnë për shtatzëninë, Meltemi kujton kohën kur ishte shumë e dòbët dhe nga dashuria për Ahmetin që e refuzonte, kishte tentuar të vrìstè veten.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*