Pendesa e Solskjaer, në verë e largoi si të padëshiruar, tani shprehet se është i lumtur që do kthehet në verë

Në verë nuk bënte pjesë në planet e trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer dhe u huazua te italianët e Romës, ku Chris Smalling është ambientuar totalisht dhe po dhuron performanca të shkëlqyera.

Ai ka bindur të gjithë në kampin verdhekuq, që duket se kanë nisur punën për të blerë përfundimisht kartonin e tij, por tani do të jetë e vështirë , pasi trajneri norvegjezi i “Djajve të kuq” ka ndërruar mendje dhe e do sërish në ekip.

“Smalling do të rikthehet te ne në verë. Është inteligjent dhe është përshtatur shumë shpejt në kampionatin italian. Po tregon se është një lojtar me vlera, që i pëlqejnë betejat, ndaj jam i lumtur që po flasim mirë për të”, deklaroi Solskjaer./ Burimi: Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*