Para se shqiptarët tu ‘çmendnin’ pas serialet turke, u dashuruan me Zhaden, Izaurën dhe Palomën

Nëse ka një gjë pas së cilës shqiptarët, sidomos gratë, janë të fiksuara, është pikërisht telenovela. Vite më parë në shtëpitë tona anulohej çdo plan i mundshëm, sapo vinte orari i pasdites për të parë me orë të tëra njëra pas tjetrës telenovelat braziliane e meksikane.

Nëse sot të gjithë janë të çmendur pas serialeve turke e indiane, na duhet t’ju themi se para se të dashuroheshin me Ezelin dhe Bidain, shqiptarët kanë dashur të tjera personazhe, të cilat nëse ulesh dhe bën “një copë” muhabet për ta, janë në gjendje të të tregojnë gjithë historinë e tyre të jetës. Të frymëzuar nga telenovelat, shqiptarët mes tyre kanë gjetur shpeshherë edhe frymëzimin për t’u vënë fëmijëve emrat e protagonistëve.

“Gruaja e Judës”

Ka qenë një nga telenovelat që ka ngjallur më shumë emocione te ne shqiptarët e që mezi prisnim ditën e ardhshme për të zbuluar gjithçka do të ndodhte me protagonistët. Një sekret i errët lidh gjashtë miq të ngushtë, Altagracia, Juaca, Ricarda, Marina, Chichita dhe Laura. Gjatë ceremonisë së dasmës së saj, Laurën përpiqen ta përdhùnojnë por në ndihmë i vijnë miqtë e saj, të cilët pa dashje vràsin agrésorin dhe e fshehin kùfomën, edhe pse ngjarja merret vesh nga prifti Sebastian. Prifti gjendet gjithashtu i vdékur në kishë dhe faji për gjithçka i hidhet Altagracias, e cila bùrgoset për 20 vite për një krìm që nuk e ka kryer dhe lihet në harresë nga miqtë e saj. Pas shumë vitesh ajo kthehet për hàkmarrjen. Ngjarjet e këtij filmi vështirë se mund t’i harrojë kushdo që i ka ndjékur të 126 episodet.La mujer de Judas (Mexican telenovela) - Alchetron, the free ...

Paloma

Në fillim të viteve 2000, telenovela meksikane “Kur ti te jesh e imja” u përhap në shumë shtete, siç e kanë të lehtë të përhapen historitë e dashurisë me intriga, vështirësi, përplàsje, të cilat njerëzit i ndjékin me interes dhe përfshihen me gjithë shpirt duke nisur të ëndërrojnë bashkë me personazhet e të dashurohen pak me ta. Paloma dhe Diego kanë qenë për disa vite një nga çiftet më të njohura të ekranit tonë.cuando seas mia 2001 | My love, Television drama, Variety show

“Skllàvja Izàura”

Është ndër serialet e para dhe më të gjata që ka filluar të transmetohet në Shqipëri në fund të viteve ‘80 , një prej më të ndjékurve edhe nga publiku shqiptar. Një prodhim i kompanisë braziliane “Rede Globo”, që daton në vitin e largët 1976, kishte për protagoniste një aktore braziliane, Maria Lucélia dos Santos, e cila në një kohë të shkurtër u bë e njohur në të gjithë globin. Kjo ka qenë telenovela më e ndjékur në botë e transmetuar në 130 vende të ndryshme. Telenovela me 100 seri shumë emocionuese bazohet në historinë e një skllàveje të bardhë dhe lidhjes së saj me padronin Leoncio, që i kthyer nga Europa bràktis gjithçka vetëm për dashurinë me Izaurën.A Escrava Isaura - Atores antes e depois - Novela Record 2004

Çeleste

Ju kujtohet Çeleste ose ndryshe aktorja argjentinase Andrea Del Boca, e cila me bukurinë e saj mahniti botën? Edhe ne shqiptarët e kemi adhuruar me muaj të tërë gjatë kohës që kjo telenovelë shfaqej në Shqipëri. Historia e saj e vuajtjes dhe vështirësitë që iu desh të kalonte nga motra e saj adòptuese Irania, duke u futur në një rrjet màshtrimi dhe gënjeshtrash, arrijmë t’i kujtojmë edhe sot. Pavarësisht gjithë vështirësive, të gjithë e kemi ndjékur me kërshëri historinë e saj të dashurisë me Santiagon.Image may contain: 2 people, people smiling

Kloni

Giovanna Antonelli, ose siç njihet ndryshe me emrin Zhade, është një artiste që do të mbahet mend gjatë. Kjo sepse ajo mbërthéu para ekranit mijëra shqiptarë ne vitet 2004-2005. Në serialin “Kloni” kishte drama familjare, filozofi, tràdhti, dashuri, sakrifica, dhùnë dhe risi të shkencës, siç ishte klonimi. Përpos vlerave dhe vlerësimeve të filmit, aktorja kryesore zotëronte një magji të të bërit për vete edhe publikun nga shtëpia. Martesa me më shumë se një grua, dashuria e fshehtë, manipulimi për të rrémbyer pasurinë, dashuria e Zhades me klonin e dashurisë së saj…Trekëndëshi i dashurisë mes Lukasit, heroi të bukur, klonit të tij dhe Zhades, vajzës tërheqëse dhe ekzotike, na ka mbajtur të gozhduar për muaj me radhë përpara ekranit.El Clon | Telenovelas, Clone, Soap opera

Rubi

Telenovela “Rubi” ka qenë një nga më të ndjékurat edhe në Shqipëri. Aktorja meksikane Barbara Mori me rolin e Rubit arriti ta bëjë për vete publikun shqiptar në kohë rekord. Një vajzë ambicioze, shumë e dhënë pas parasë, kërkon të bëhet e pasur duke shfrytëzuar bukurinë e saj, madje duke hequr dorë edhe nga dashuria. Gjithnjë në kërkim të parasë, Rubi kalon në shumë peripeci, derisa fati i kthehet kundër, humbet dashurinë e njerëzve më të afërt. Ka pasur edhe shumë telenovela të tjera, të cilat na kanë bërë të dashurohemi pas protagonistëve, pas historisë por u ndalëm te 5 më të vjetrat, të cilat nuk ka shqiptarë që nuk i kujton me nostalgji. Image may contain: 1 person, text that says 'Rubi'

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*