‘Ova’ rrëfehet për shqiptarët, flet për eksperiencën e saj te filmi ‘Mrekullia në Qelinë e 7’

“Mrekullia në qelinë Nr.7″ është filmi më i suksesshëm i momentit në Netflix, i cili ka prekur zemrat e të gjithëve.

Në rolin kryesor si “Ova” luan vogëlushja 9-vjeçare, Nisa Sofiya Aksongur. Ajo ka rrémbyer zemrat e të gjithëve dhe është vogëlushja më e famshme e momentit.

Madje, “Ova” ka realizuar edhe një intervistë për shqiptarët, ku ka rréfyer në “Intervista.al” se e njeh Shqipërinë dhe do të donte shumë ta vizitonte për herë të parë.Yedinci Kogustaki Mucize (2019) - Images - IMDb

“Shqipërinë e duam shumë, Turqinë gjithashtu ! Unë mendoj se kemi një kohë shumë të bukur dhe kulturë shumë të ngjashme. Nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të doja shumë të vija!”

Gjithashtu, ajo ka rréfyer se ka pasur kontakte me disa personazhe VIP shqiptarë.

“Ka njerëz që kam shkruar në Instagram: Morena Taraku, Marina Vjollca e shumë të tjerë, por më ka bërë shumë përshtypje artisti Yll Limani dhe tani po pres që të më shkruajë dhe ai.”Yedinci Koğuştaki Mucize Filminin Dünyalar Tatlısı ve Bir O Kadar ...

Aktorja 9-vjeçare tregon se pjesa më e vështirë nuk ka qenë roli në film, po përzgjedhja për të qenë aktore e atij filmi. E pyetur sa e ka përjetuar rolin e saj, Nisa tregoi:

“Në të vërtetë, është një ndjesi që nuk kuptohet ndërkohë që filmi po xhirohej, ndjesia merret vetëm kur shikon filmin. Stafi i këtij filmi saten ishte si ligat e kampionëve.(Buzëqesh) Pastaj, të luash në krah të Aras Bulut Iynemli është mrekulli”, tha ajo.

“Skena ku kemi bërë karamele me mollë më ka pëlqyer më shumë sepse ndërkohë hanim ëmbëlsirat.”- ka rrëfyer ajo duke qeshur.Nisa Sofiya Aksongur Kimdir? - Kivi Tadında

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*