Osmani/ Ushtàrët e Alisharit i zënë pritë Gyndyzit dhe e lë për të vdékur

Që nga vdékja e Ajbarsit, Osmani i kishte premtuar Bamsit dhe vetes se do e merrte gjàkun e tij. Ai arriti t’i çonte në gjunjë Salvadorin, si personin që dha urdhrin për vràsjen e Ajbarsit. Pasi Salvadori u pendua për çfarë ka bërë dhe kërkoi t’i bashkohej fesë së tyre, Bamsi i fali jetën. Përveç kësaj, Salvadori u bë shkak të Sofia të hynte në bùrg. Pas gjithë këtyre, Osmani me ushtarët e tjerë, mblidhen e festojnë për arritjet e tyre dhe bëjnë premtime të mëdha duke e parë Osmanin si personin që do krijojë një shtet të madh e të fuqishëm.

Sakaq, ardhja e Abdurrahmahman Gazit në kamp solli lajmin nga Ertugruli se prijësi i Kajive tani e tutje do jetë Dyndari. Ky i fundit, që në atë moment, mendon vetëm për fuqizimin e fisit dhe alpëve të tij, sa më shumë. Kështu, sipas perceptimeve të Dyndarit, do ishte më mirë për të ardhmen e fisit nëse ai e do martonte vajzën e tij Ajgylin, me Osmanin. Ky i fundit është një lùftëtar trìm dhe me shumë nam, ndaj do fòrconte edhe më tepër pushtetin e vetë Dyndarit.

Këtë mendim ai e shpreh me Osmanin. Osmani ndërkohë, nuk e pret aspak dhe mbetet i shòkuar. Pavarësisht refùzimeve të Balës, ai nuk heq dorë nga ajo dhe mendonte se këtë e kanë kuptuar të gjithë. Megjithatë, ai mbetet pa fjalë dhe ndihet në sìklet edhe të kthejë përgjigje negative ‘jo’. Si për ta shpëtuar dhe nxjerrë nga ajo situatë, një ùshtar vjen brenda në çadrën ku ndodhet Osmani me Dyndarin. Ai lajmëron se Gyndyzit i ka zënë pritë Alishari dhe duhet të nisen menjëherë për ndihmë.

Nga ana tjetër, àrmiqtë e shumtë të Kajive nuk i ndalojnë planet e tyre. Kësaj here bëhet fjalë për Sofian. Ajo është e bùrgosura e Alisharit i cili nuk pranon ta lirojë. E ndodhur e vetme, pa ndihmë dhe pa zgjidhje, pranë saj do vijë Nizametini, besniku saj. Ai hedh çelësat në pjatën e ushqimit që do dërgohet për Sofian. Ajo arrin të lirohet nga pràngat, të vràrë rojet dhe të largohet që aty.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*