Osmani/ Ushtàrët dhe Osmani me ndihmën e Salvadorit futen në kala

Për sigurinë e Balës, ai e fton atë dhe shoqen e ngushtë, Gonxhen, që të qëndrojnë në çadrat e fisit të Kajive. Ndër banorët, Ajgyli është e para që e shqetëson shumë ky fakt. Ajo nuk lë rast pa i fajësuar dhe akùzuar. Së fundmi, ajo akùzon Balën dhe babanë e saj, për të papriturën fatkéqe që i ndodhi Gyndyzit, duke e lënë të lëngojë në shtrat. Por Bala do e mbrojë veten. Ajo e paralajmëron të kujtojë gjithmonë se kë ka përballë saj dhe të tregojë maturi me fjalët,ndryshe do marrë çfarë meriton.

Megjithatë, përqendrimi më i madh i momentit është tek gjendja shëndetësore dhe vijimësia e Gyndyzit. Të gjithë femrat e fisit, Selxhani, Zohre, Aishe, Ajgyli e me rradhë, mundohen të bëjnë çfarë u vjen për doresh që të ndihmojnë sadopak tek përmirësimi tij, por më kot. Pranë Gyndyzit shkon vëllai tij, Osmani. Teksa ky i fundit i premton vetes se do marrë hàk për të, Gyndyzi mrekullisht hap sytë.

Duke mos i besuar syve, Osmani falënderon Zotin dhe përqafon vëllanë e tij. Ai e lë në gjendje më të mirë ndaj i rikthehet planit me Salvadorin dhe ushtarët e tij. Falë Salvadorit, ato arrijnë të hyjnë nga një pjesë e kalasë, e cila është mbajtur shumë e fshehtë dhe sekrete për të tjerët. Synimi Osmanit është të marrë të gjithë florinjtë që Sofia zotëron dhe mban brenda në kalanë e saj.

Teksa janë ende duke tentuar të gjejnë vendin ku mbahen florinjtë e shumëkërkuar, Osmani bëhet dëshmitar i një bisede mes Alisharit dhe Sofias gjersa ato po hanë darkë së bashku. Nga aty mëson se Alishari me Sofian, po planifikojnë rrénimin dhe shuàrjen e fisit të Kajive. Pas atij momenti, a do vazhdojë me bindje dhe sukses të njëjtin plan për të cilin Osmani kishte hyrë në kala?

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*