Osmani/ Sofia provokon Alisharin për qëllimet e saj

Osman shpreh me Bamsin shqetësimin e tij ndaj réfuzimit të Edeballë i bëri kur ai kërkoi dorën e Balës. Ai nuk e kupton aspak këtë réfuzim pasi me bisedat që ka pasur me Edeballënë, ka pandehur se ai do ishte dakord t’ia jepte të bijën për bashkëshorte. Sidoqoftë, Bamsi tenton ta qetësojë duke i thënë se ndoshta është diçka që Edeballë di ose ka vënë re, ndaj ka vepruar ashtu. Por asgjë nuk do e qetësojë Osmanin. Atij i tregojnë se Dyndari ka dërguar Baturin për kundërveprim ndaj àrmiqve të ri, dhe Osmani nuk reagon. Madje, ai shton se xhaxhai tij e di më së miri, si kryetar i fisit që është. Më pas pranë tij vjen Borani për t’i treguar se Edeballë është rikthyer në Pazarin e Ri.

Sakaq, Selxhan vëren Ajgylin e cila nuk duket e lumtur dhe këtë e shpreh edhe në ngjyrat e errëta me të cilat po punon. Në mbrojtje të Ajgylit do vijë menjëherë Zohreja, e cila në diskutim e sipër me Selxhanin, e quan Edeballënë si një barrë e padëshiruar dhe tejet e réndë për fisin e tyre. Për më tepër, ajo i thotë se nuk është aspak me vend që Selxhani të kërkojë dorën e një vajze për Osmanin, teksa xhaxhai Osmanit është gjallë. Me shumë krenari, Selxhan zgjedh t’i kujtojë se për të, Osmani nuk është nip, por bir.

Nga ana tjetër ndodhet dhëndri i ardhshëm për familjen e Dyndarit, Alishari. Ai mirëpret Sofian në konakun e tij, madje duke ia shtruar rrugën në petale trëndafilash. Ajo përdor dobësinë e tij ndaj saj, për ta pyetur nëse do zgjedhë të jetë krah Edeballësë dhe Osmanit, apo në krah të gjërave që ai dëshiron , duke dashur t’i përmendë veten e saj, dhe pasurinë. Pa pasur rëndësi se kush ia jep atë që ai kërkon, Alishar thotë se do jetë në ndjékje vetëm të pushtetit.

Ndërsa vetë Osmani ka shkuar pranë Edeballësë. Ai nuk mundet të qëndrojë duarlidhur përderisa zemra i rréh për Balën dhe Edeballë nuk pranon bashkimin e tyre. Edeballë mundohet t’i shpjegojë se të presësh, do të thotë të mposhtësh nefsin tënd, por Osmani nuk ka mësuar të presë. Ai ka nevojë ende të ndryshojë e të ndrydhë dëshirat e tij që cénojnë të tjerët apo që nuk u lënë kohë të mendojnë e të vendosin. Osmani, megjithatë, tenton t’i tregojë veten dhe se si nuk është përulur, por Edeballë nuk ndryshon qëndrim. I biri Ertugrulit largohet duke deklaruar se me këtë fjalim, e ka ulur me këmbë në tokë

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*