Osmani/ Salvadori tràdhton Osmanin në kala

Osmani me ushtàrët e tij vazhdojnë të jenë ende brenda kalasë, por tashmë të shpërndarë. Ushtarët në një anë e Osmani në një tjetër. Ky i fundit ndjek me vëmendje bisedën mes Alisharit dhe Sofias për të përgjuar planet që po bëjnë kundër Kajive. Një e papritur do ndodhë; Salvador i tràdhton dhe mbyll ushtarët brenda një dhome, duke i lënë të pamundur për të lëvizur.

Prezencën e Osmanit dhe ushtàrëve në kala, e mëson Sofia. Ajo fillon aksìonin për të mbrojtur veten, kalanë dhe florinjtë. Ndër ushtàrët e zënë, Bamsi e përjeton më kéq tràdhtinë e Salvadorit, pasi ai e kishte në dorë t’ia marrë jetën dhe e mëshiroi. Ai ka duruar gjatë për të gjetur vràsësin e të birit dhe të marrë gjàkun e tij, por u tregua i dobët duke menduar në konvertimin e sinqertë të Salvadorit.

Sakaq, Edeballë dërgon Akça Dervishin në konakun e zotëri Alisharit, për të hapur sytë katër e për të qenë në dijeni me çfarë ndodh. Ai vëren në konak prezencën e Jannisit. Këtë detaj kaq të rëndësishëm që Akça vëren, e kupton edhe Nizametini. Ai nuk largohet nga Jannisi për ta mbrojtur atë nga çfarë do ngjarjeje që mund të jetohet. Ndaj, në pabesi, ai lëndon Akçën duke e thérur, dhe largohet duke e lënë pa ndjenja në tokë.

Nga ana tjetër, Osmani ka arritur të marrë florinjtë e të niset drejt fisit të tij. Ai mbërrin në çadrën e Dyndarit në momentin më të përshtatshëm, kur Alishari rifillon ta akùzojë xhaxhain e tij. Osmani i thotë se florinjtë që ai ka kërkuar, janë jashtë çadrës. Ai merr të largohet por Alishari e ndalon. Ai i thotë se duhet t’i kërkojë leje por Osmani replikon duke theksuar se ai ka mbajtur fjalën që ka dhënë, dhe me këtë duhet të mjaftohet.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*