Osmani/ Salvadori shkon para Sofias me florinjt e ushtàrëve të Osmanit

Osmani ndodhet brenda në kalanë e Sofias dhe Alisharit, duke u bindur çdo minutë e më tepër se sa tràdhtar është ky i fundit. Ai mëson planet e tyre, si dhe mëson se ushtàrët e tij ndodhen të mbyllur, të kyçur në njërën nga dhomat e errëta të asaj kalaje të lígë. Ai arrin t’i shpëtojë në kohë duke mos lejuar t’u ndodhë asgjë e kéqe.
Sakaq, Alishari ka thërritur mongolët, për të ndaluar euforinë dhe planet e Osmanit.

Ai ténton të jetë gjithmonë një hapë para Osmanit, por jo gjithmonë mundet, edhe pse me tràdhti. Alishari shkon pranë fisit të Kajive sërish, duke ulur dhe krítikuar ashpér Dyndarin, mu në çadrën e tij. Ai akùzon fisin e tij për hajdutëri dhe thotë se nuk do ketë aspak mëshirë për gjykímin ndaj tyre. Në atë moment, mbërrin Osmani në çadër, dhe i thotë se të gjithë florinjtë ndodhen në derë të çadrës, dhe tashmë është koha që ai të shpòrret e ta lërë të qetë fisin e tij.

Sakaq, Sofia mëson se i është bàstisur kalaja dhe i janë marrë shumica e florinjve që aty. Ajo térbohet dhe e pérjeton réndë duke bërtitur e duke fajësuar të gjithë përreth. Para saj del Salvadori, i cili thotë se është shtirur si i konvertuar, por vazhdon të jetë besnik i saj. Ai ka qëndruar pranë Kajive për të qenë më në dijeni për planet që bëjnë dhe për t’ua príshur. Salvadori ka arritur të shpëtojë një pjesë të florinjve nga ato që po vídhte Osmani.

Tràdhtinë e Salvadorit e përjeton shumë kéq edhe Bamsi, pasi Salvadori i ka marrë jetën të birit, Ajbarsit, dhe ai zgjodhi ta falte vetëm ngaqë pranoi besimin e tij fetar.
Sidoqoftë, ngjarjet nuk ndalen me kaq. Gyndyzit i rikthehet shëndeti dhe rimëkëmbet, duke hapur sytë fillimisht. Në atë moment të shenjtë, Osmani ndodhet pranë tij dhe i premton se do marrë hàk për këtë. Ndërsa tek sanxhaku Alisharit, ndodhet Erguti si i dërguar nga Osmani. Ai shikon që Nizamedini tenton të vràsë Akça Dervishin, por ndërhyn në kohë, duke vràrë Nizamedinin e duke shpëtur Akçën.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*