Osmani/ Salvadori përfundon me sukses kùrthin e tij

Boran mëson nga péngu që kanë marrë, se Salvadori do sùlmojë fisin e Samsës. Ai i tregon se për ta dalluar se kush është Salvadori, i duhet të shikojnë një shenjë në kokën e tij. Këtë lajm të rëndësishëm, Borani nuk do vonojë ta ndàjë me Osmanin. Por ndërkohë Osmani është në një bisedë shumë të ndjeshme me Selxhanin. Kjo e fundit i tregon Osmanit se me sa krenari dhe dinjitet kanë lùftuar të parët e tij, dhe sa zemërgjerë ka qenë Halimeja.

Osmani ka një kërkesë për Selxhanin; të kërkojë dorën e Ballës nga i ati, për Osmanin. Ajo është shumë e lumtur që Osmani të lidhë jetën me vajzën e Edeballës, por nuk i duket e arsyeshme të shkojë ajo përderisa ka Dyndarin, xhaxhanë e tij. Osmani insiston të shkojë Selxhani, pasi e konsideron si nënën e saj. Më pas, Osmani merr lajmin për bàstisjen që do i bëjnë Samsas dhe niset menjëherë për atje.

Salvador i del përpara bashkë me ushtarët e tij, në mes të pyllit.  Ai merr përsipër vdékjen e Ajbarsit dhe e fton Osmanin të marrë gjàkun e vëllasë së tij. Ajo që Osmani kupton me vonesë, është se ai i ka ngritur kùrth.  Salvador arrin të lidhë e të mbajë péng Osmanin me Konurin, duke i lënë të plàgosur gjithë të tjerët. Ndërsa në fis janë probleme të tjera. Zohreja e shikon ardhjen e Selxhanit si shumë problematike.

Ndërkohë që kjo e fundit ka marrë në dorë menaxhimin e punëve në fis, për t’i bërë njësoj siç kanë qenë dikur, megjithëse Zohre kundërshton duke thënë se kanë ndryshuar kohët. Për më tepër, Zohre merr mënjanë vajzën e saj dhe e këshillon se përse duhet të pranojë me doemos martesën me Alisharin. Ajo e vë në pozitë duke i thënë se ka në dorë të ardhmen dhe prestigjin e të atit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*