Osmani/ Salvadori ndihmon Osmanin në planin e tij të radhës

Alishari diskuton ashpér me Dyndarin duke fajësuar këtë të fundit mbi florinjtë që i kanë marrë në sanxhakun e tij. Dyndari nuk pranon assesi që ta quajë vjédhje pasi edhe ai vetë i ka marrë padrejtësisht nga dikush tjetër. Sidoqoftë, Dyndari e akùzon se pas tradhëtisë që u bëri tashmë ka filluar me shpìfje. Dyndari e shikon Alisharin të barabartë me àrmiqtë e tyre të hapur.

Sakaq, Osmani ndodhet me ushtàrët e tij besnikë  duke planifikuar si të arrijnë gjetjen e Jansiit. Ai propozon që të shkojnë në pazarin e Ahive dhe të gjejnë personat që kanë ndihmuar në mbulimin e Janisit teksa shtirej si një njeri i thjeshtë. Ai lajmëron se duhet të hapin sytë katër dhe të zbulojnë se sa të gjatë i kanë krahët të shtrirë brenda njerëzve dhe t’i shkëpusin ato lidhje.

Pranë Osmanit është Salvadori. Konvertimi i tij u solli dobi të gjithëve të fisit të Kajive dhe tashmë po konkretizon duke i treguar rrugën për tu futur në kalanë e Sofias dhe Janisit. Rruga që u duhet të gjejnë supozohet të jetë hyrja jo formale. Ato punojnë gjithë natën për të arritur të kryejnë me sukses misionin e tyre të ri. Osmani paralajmëron se Sofia është e zgjuar dhe mund të ketë caktuar roje në të gjithë hyrjet dhe daljet e kalasë.

Në çadrën e Dyndarit do ndodhë një debat i rëndë familjar. Ai kritikon Osmanin edhe pse nuk është prezent në fis në atë moment, por në mbrojtje të tij del Baturi. Ai thotë se nëse Osmani do e dinte mbi ardhjen e Alisharit në atë mënyre do i dilte ballë. Por nëna e tij nuk ka më durim,  ajo i drejtohet bashkëshortit të saj Dyndarit duke i thënë se duhet ta ulë në gjunjë Osmanin pas problemet që po u vijnë për shkak të tij po bëhen të padurueshme. Me këto fjalë ajo hap një debat edhe më të rëndë vetëm për vetëm me Selxhanin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*