Osmani/ Osmani shikon me sytë e tij Dyndarin në kampin e mongolëve

Osmani ndodhet sërish në kërkim të ‘Ndalesave të Xhengiz Hanit’ ndonëse ia dorëzoi vetë Ballgait. Ashtu siç shpëtoi fisin e tij me ato letra në dorë, po ashtu kërkon të mbajë nën kontroll mízorinë e mongolëve. Ai përgatit dhe bashkë me ushtàrët e tij mbërrin në vendin ku kanë ngritur kampin mongolët. Osmanit i ngùshtohet gjòksi kur shikon xhaxhanë e tij, Dyndarin duke dalë paqësisht nga çadra e Ballgait.

Pa qenë në dijeni që Osmani ka vëzhguar takimin e tij me Ballgain, Dyndari largohet dhe mbërrin në fis. Dhe në padurim ai mban një fjalim jo të gjatë para njerëzve të fisit të Kajive. Dyndari shprehet para popullit se u ka ardhur koha të gëzohen pasi ditët e vështira i kanë lënë pas për tu hapur rrugën ditëve shumë më të lumtura. Ai mbledh bejlerët e fisit të Kajive që janë pjesë e vendimeve të marra në lidhje me të ardhmen e tyre.

Sapo mblidhen të gjithë Dyndari u shpërndan atyre florinj dhe me një buzëqeshje të sigurt u lë të dijë se me ndihmën dhe lejen e Ballgait shumë shpejt ai do të jetë në krye të Sanxhakut që e drejton Alishari.  Ndër gjithë bejlerët prezent që çuditen, pavarësisht pikëpyetjeve që shumë prej tyreve kanë në mendje, vetëm Bamsi dhe Abdurrahman Gazi reagojnë. Ato refuzojnë florinjtë që Dyndari iu dha dhe e paralajmërojnë se po ecën në rrugë të gabuar.

Ndërkohë, Osmani dhe ushtàrët e tij besnik kanë arritur të futen brenda kampit të mongolëve duke u sajuar me veshjet e tyre për të mos tërhéqur vëmendjen. Me pak peripeci ata i mundësojnë vetes të futen deri në çadrën e Ballgait, dhe janë aq me fat sa ai vetë nuk ndodhet prezent. Pasi rrémojnë çadrën e tij, ato gjejnë ‘Ndalesat e Xhengiz Hanit’ për të cilën kanë shkuar deri aty. Me ato në zotërim Osmani ndihet sërish më i sigurtë për jetët e fisit që krijoi babai i tij, Ertugruli.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*