Osmani/ Mongolët largohen nga fisi i Kajive

Osmani arrin dhe njëherë tjetër që të shpëtojë fisin e tij në kohë duke i ndaluar vràsjet e përgàkshme që do ndodhnin qoftë edhe disa momente më vonë. Ai niset nga fisi duke i bërë një premtim Ballgait për të cilin në rast se nuk e mban do përballet me pAsoja të rËnda duke rrezIkuar jetën e të dashurve dhe fisit të tij. Për të mbajtur premtimin i duhet të marrë një pasuri shkrese që ndodhet në ato momente në duart e Edeballësë.

Me të mbërritur para Edeballësë, Osmani jo vetëm merr ndalesat e ‘Xhengiz hanit’ por edhe shumë këshilla dhe lëvdata nga ai të cilat do i ndriçojnë rrugën e misionit të ri. Sipas Edeballësë, Osmani është e ardhmja e ndritur jo vetëm e Kajive por edhe e krejt turqve. Ai e falendëron Edeballënë dhe merr rrugën për tu kthýer në fisin e tij. Në hyrje të çadrës së beut të Kajive ku ndodhet tashmë Ballgain, takon Sofian që në ato momente po largohej që aty. Osmani gjen rastin për ta paralajmëruar se pas Ballgait është rradha e saj. 

Teksa Ballgai i ka dhënë vetes fronin modest në të cilin dikur është ukur Ertugruli, babai i Osmanit, ky i fundit hyn furishëm në çadër dhe ia hEdh para këmbëve ‘Ndalesat e Xhengiz Hanit’. Ushtàrët kryesorë të Ballgait i kërkojnë atij ti përulet por ai nuk pranon asesi duke i thënë që ai i përulet vetëm të madhit Zot. Në atë çadër ndodhet edhe Dyndar Beu i cili mahnitet nga trímëria e Osmanit.

Osmani tregon edhe njëherë burrërinë e tij edhe para àrmiqve. Tashmë është momenti që të marrë kundër veprimin nga Ballgai edhe të çlirojë edhe njëherë fisin e tij nga gjithë ndjesitë dhe àrmiqtë që po i sùlmojnë. Ballgai largohet bashkë me ushtàrët e tij nga fisi i Kajive por duke i paraljmëruar se nëse ngrenë kokat sërish ai do i képusë ato.  

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*