Osmani/ Më në fund Osmani shpëton nga duart e Janisit dhe Sofias

Zjàrri i ndezur brenda Bamsit që pas vdékjes së të birit nuk do shuhet dot derisa ai të shohë àrmikun e tij më të madh të rrénuar. Për tu siguruar që edhe àrmiku nuk e ka harruar hàkmàrrjen e tij, ai shkon pranë Sofias. Sypatrembur  ai qëndron përballë saj duke e akùzuar si fajtoren kryesore të hùmbjes së Ajbarsit. Duke e parë tashmë si një çështje jo me shumë rëndësi, Sodia zgjedh që të mos e zgjasë të njëjtën bisedë për të disaten herë por propozon të shohë përpara.

Përveç Bamsit ka edhe të tjerë që dyshojnë nëse ekzékutimi i Janisit është kryer me përpikëri ose jo. Një ndër to është edhe Tursuni. Për një kohë të gjatë ka bërë rolin e priftit të Kalasë së Kullaxhisarit. Ndonëse fallsiteti i asaj pune doli në shesh, ai sërish endeve rrugëve që janë nën pushtetin e Sofias. Edhe pse nuk ka shumë kohë që ka dalë nga tòrturat e saj dhe pushtetarëve të tjerë të kalasë, atij i kanòset sërish një rrezìk i madh.

E urdhëruar nga babai i saj, Balla shkon sërish në fisin e Kajive. Ajo e di që është e padëshiruar atje nga disa pjesëtarë të fisit, por detyra vjen mbi të gjitha. Sapo hyn në kampin e Kajive ajo përballet me Ajgylin e cila ngre dorën ndaj fytyrës së Ballës. Kjo e fundit duke e ndaluar në kohë e paralajmëron që për të mirën e saj kjo duhet të jetë hera e fundit që Ajgyli merr një guxim të tillë, përndryshe do përballet me pasojat. Detajet e këtij debati i ndjékë me vëmendje Selxhani e cila u afrohet vajzave për të ftohur gjàkrat.

Sakaq, Osmani me besnikët e tij ndodhet në duart e àrmiqve të hapur të tyre. Ajo që i mban gjallë ushtarët është shpresa se do dalin që aty jo për të shpëtuar kokën e tyre por për ti shërbyer edhe njëherë vendit dhe fesë që ato kanë. Pas shumë përpjekjesh, Osmani arrin të lirohet. Pa u larguar ende nga vendi ku mbaheshin péng, pranë tyre mbërrin Baturi i cili arrin ti ndihmojë që të dalin nga aty.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*