Osmani/ Kalanosi bie në kùrthin e Osmanit dhe vdés

Alishari ka vendosur të luajë me zjàrret nga të gjithë anët. Pas bàstisjes që bëri në kampin e Kajive, dhe poshtérimit të Dyndarit e Baturit, rradha i ka ardhur mbùrrjes së tij para Sofias, me qëllim që t’i hyjë në sy e të ketë mbështetjen e saj. Alishari i lë të dijë Sofias se ka venodsur të shkojë në kalanë e saj për darkë. Ajo bën përgatitjet e duhura për ta mirëpritur sa më shumë, dhe nuk do i besojë syve kur ai t’i rikthejë Sofias gjithë florinjtë që Baturi kishte marrë.

Nga ana tjetër ndodhet àrmiku tyre i përbashkët;Osmani. Ai ka mësuar se Edeballësë do i ngrenë kùrth, me qéllim që ta vàsin dhe këtë do e bëjë vetë Kalanosi. Pa hùmbur kohë, ai mendon dhe aktivizon planin e tij për shpëtimin e Shehut. I shtrirë në vendin e fjetjes së Edeballësë, Osmani shokon Kalanosin me prezencën e tij. Sapo Kalanosi ishte bërë gati për ta vràrë, Osmani vepron më shpejt, duke i prérë kokën dhe duke e lënë atë të pajetë në tokë.

Pas këtij plani kaq të mirëmenduar dhe të arritur nga ana Osmanit, objektivi tij mbetet sërish bashkimi martesor dhe legjitim me Balën. Ai takohet me të, dhe i shpreh se me sa dashuri po e pret, dhe se do bënte çdo gjë të ishte e mundur, vetëm të lidhnin jetët së bashku. Ai i propozon idenë që t’ia mbathin së bashku duke e gràbitur, por Bala propozon të kenë më tepër durim e të presin që edhe familjarët e tyre të jenë të sigurt se martesa mes tij e saj, është gjëja duhur.

Ndërs në kamp, në fisin e Kajive, mbërrin Baturi, i rikthyer nga përballja me vdékjen. Ai i është shumë mirënjohës Osmanit dhe këtë e shpreh me prindërit e tij. Ai u tregon çdo detaj se si ndodhi, dhe se tashmë do ishte i vdekur po të mos ishte për Osmanin. Këto lëvdata për Osmanin, nuk arrijnë dot t’i honepsin as Zohreja,as Dyndari. Ato i përgjigjen se nuk është e denjë për një bir kreu që të flasë me kaq superlativa për dikë poshtë vetes.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*