Osmani/ Kalanos i bashkohet Jonisit

Zotëri Jonisi gjendet në kale tashmë, duke pritur Sofian. Ai ka ardhur për të sunduar, e për tu bërë fjala ligj aty. Pranë tij shkon Sofia. Ajo ulet në gjunjë para tij, dhe duke i dhënë në dorë thìkën e saj, i thotë se kërkon të ketë nderin që vdékja saj të vijë nga duart e tij, duke qenë se nuk e përmbushi misionin siç ai ia ka kërkuar. Por nuk do ndodhë kjo. Jonisi e ngre në këmbë dhe i thotë se duhet të jetë më e fortë se kurrë, pasi duhet të marrë një mision tjetër mbi supe.

Kalanosi, bashkëkrìmìneli Sofias në vràsjen e Tekfurit, po e ndjek Sofian nga pas pa e ditur se çfarë po bën ajo. Ai hyn me eufori në dhomë, ku gjen person të panjohur, siç është Jonisi. Ai ndihet i tràdhëtuar nga Sofia dhe kërkon menjëherë një shpjegim nga ajo. Kur Kalanosi urdhëron ushtarët e tij që të pràngosin të gjithë që ndodhen aty, shikon që ato janë të bindur ndaj Jonisit, dhe jo ndaj tij.

Ky i fundit, ka një ofertë për Kalanosin. Ai e fton të bëhet një me ta, të mbjellë e të rrisë brenda vetes urréjtjen ndaj popullit turk, dhe të lùftojë deri në frymën e fundit kundër tyre. Kështu, ai do jetë nën mbrojtjen e Jonisit dhe askush nuk do i afrohet. Në të kundërt, duke filluar me të parin vetë Jonisin, e më pas me të gjithë të tjerët me rradhë, ai do i ketë kundër vetes. Kalanos mendohet, dhe më pas vendos, për ‘po’. Ai i bashkohet Jonisit, Sofias dhe idealeve të tyre.

Sakaq, nga ana tjetër ndodhet Osmani. Pranë tij do shkojë dervish Akça, bashkë me vajzën që i shpëtoi jetën, të cilës nuk ia di ende as emrin. Kjo e fundit i kërkon ta shoqërojë për në një vend të caktuar. Të dy së bashku, kalërojnë për në një vend shumë sekret e të mbyllur. Brenda ndodhet një Sheh. Ai është babai vajzës që e shoqëroi, dhe shoku i udhës së Ertugrulit, babait të Osmanit. Çfarë do kërkojë Sheh Edeballë nga ai?

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*