Osmani/ Jeta Janisit shkëmbehet me jetën e Selxhanit

Samsa me besnikët e tjerë të Osmanit presin beun e tyre të dalë nga xhamia në të cilën takohej me Edeballënë, pa e ditur se çfarë po ndodh aty brenda. Ndaj, Samsa gjen momentin të shprehë shqetësimin e tij për Osmanin. Ai ka frìkë se dashuria do e vérbojë, siç ndodh në të shumtën e rasteve me njerëzit e dashuruar. Ai e admiron shumë Osmanin për cilësitë e tij dhe assesi nuk dëshiron që të rrëshqasë në rrugën e tij të drejtë.

Sakaq, brenda, Osmani do gjejë Janisin në vend të Edeballësë. Ai bëhet gati për ta vràrë,por me shumë qetësi, Janis i lë të dijë se në momentin që i ndodh atij diçka, atëherë i shkon lajmi besnikëve të Janisit për të vràrë Selxhanin. Ajo ndodhet në një mensë, e rrethuar nga miq e àrmiq. Pranë saj do shkojë Sofia, të cilën Selxhan nuk e njeh. Ajo i thotë se për të, Osmani është shumë me vlera dhe se njihen gjatë. Sofia pyet nëse do jetë e mirëpritur në fisin e saj, gjë që të cilën Selxhan e aprovon.

Janisi kërkon lirimin, faljen e jetës së tij në këmbim të jetës së Selxhanit. Ai thotë se askush nuk do e mësojë se është gjallë. Të gjithë do e dinë për të vdékur dhe ai vetë do zhdùket nga çdo gjurmë. Për ta bindur për Selxhanin që është në duart e tyre, Janis i tregon thìkën personale të Hajmesë, nënës së Ertugrulit. Thìkën e saj e ka mbajtur gjithmonë pas vetes Selxhani, dhe tashmë ndodhet në duart e Janisit. Kjo provë do jetë mjaftueshëm për Osmanin që bie dakord për paktin por megjithatë i thotë se çështja tyre nuk ka mbaruar me aq.

Nga ana tjetër, Bamsi, Gyndyzi,Dyndari, Baturi, Alishari dhe Kalanosi po vëzhgojnë ekzékutimin e ‘Janisit’, fytyrën e të cilit nuk arrijnë ta shohin dot. Bamsi dëshiron të jetë më i sigurtë nëse ai që po ekzekutohet është Janisi apo jo, por i thonë se nëse do kishte ardhur Osmani vetë, do e vërtetonte ai, dhe lihet me kaq. Alishar lëvdon Osmanin dhe ngre vlerat e tij, duke thënë se në të ardhmen, do kishte qenë një Bej shumë i mirë. Kjo nuk do i vijë aspak mirë Baturit e as Dyndarit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*