Osmani/ Janisi fillon ti afrohet me Osmanit dhe Ballës

Është sërish dita e pazarit, dhe rrugën e ka kàpluar një kallaballëk i madh. Ndër to, ndodhet edhe një hàjdut. Ky hàjdut, i merr qesen me florinj një gruaje në moshë. Ajo bërtet me të madhe për ta kapur dikush, por hàjduti ikën me të shpejtë. Dëshmitar i ngjarjes do bëhet Osmani. Menjëherë i vihet pas hàjdutit derisa arrin që ta kapë. Ai i kthen qesen gruas të cilës i përkiste, dhe i prét dorën hàjdutit, për t’u bërë shembull për gjithë të tjerët që mund të mendojnë të vjédhin ndonjëherë.

Osmani, më pas shkon afër Ballës. Ajo ka përgatitur pjatat me punim të dorës së saj, për t’i shitur në treg. Punimet janë të veçanta dhe Osmani i thotë se asnjëherë nuk ka parë diçka më të bukur. Pranë tyre do afrohet një plak, në dukje i mjérë. Ato e thërrasin ‘baba Dervish’. Por në të vërtetë, ky plak është vetë Jonisi, armìku më i madh që Osmani ka, por që nuk e di. Ballëja i bën dhuratë njërën pjatë të cilën Jonisi e pëlqeu shumë. Teksa ai fliste me Ballën, Osmani ndjente diçka që nuk shkonte. Plaku nuk i la aspak shije të mirë atij.

Teksa Ballëja dhe Osmani flisnin me baba Dervishin, apo e thënë ndryshe Janisin, ato i vëzhgonte nga larg Ajgyli, duke u munduar të kuptojë më qartë situatën që ndodhet mes atyre të dyve, dhe në çfarë kategorie është afrimiteti që ato kanë. Veçanërisht, pasi largohet plaku nga ato të dy, Ajgyli vëren një shkëlqim në sytë e Osmanit, teksa ai flet me Ballën. Kjo do i copétojë shpirtin asaj.

Punët nuk do shkojnë edhe shumë mirë për Osmanin. Ai as që e di se ka qenë Dyndari me djalin e tij që kanë marrë Teoklesin nga vendi ku e mbante peng, por sidomos që e ka dorëzuar atë tek Sofia. Teokles, del nga kalaja dhe teksa ecën nëpër rrugicat e qytetit, atë e vràsin. Në po të njëjtën kohë, Dyndari me Gyndyzin dhe Baturin, po drekojnë me Sofinë në pallatin e saj, ku dhe do mbërrijë lajmi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*