Osmani/ Gyndyzi i shpëton vdékjes

Ndonëse Edeballë e ka mendjen e ndarë që në fillim, me shumë mirësjellje ai e lejon Alisharin që të shprehë mendimin dhe kërkesën e tij deri në fund. Pasi e dëgjon, ai sërish me mirësi i jep përgjigje, edhe pse një përgjigje që Alishari nuk e do aspak. Edeballë nuk pranon të japë dorën e së bijës për Alisharin, sado që ky i fundit mundohet ta joshë me pozita në Pazarin e Ahive e të tilla gjëra. Ai largohet nga Edeballë me përgjigje réfuzuese dhe në dalje, takohet me Balën. Edhe kjo ia bën të qartë që zemra saj rreh vetëm për Osmanin.

Sakaq, Gyndyz ndodhet në gjendje shumë të rénduar që pas kùrthit që i ngritën. Edhe pse nuk dëshiron, Zohre është e detyruar që të bëjë maksimumin e saj për ta shëruar, pasi e urdhëron Dyndari. Ajo vonon shumë që t’ia arrijë, por si përfundim bashkohet me suksesin. Zohre, me aftësitë e saj e nxjerr Gyndyzin nga gropa e vdékjes në të cilën ishte futur. Osmani shikon vëllanë e tij dhe nuk harron që është betuar se do e marrë hàkun e të vëllasë.

Teksa Gyndyz shtrihet ende në shtrat duke mos qenë i aftë dhe i shëndetshëm mjaftueshëm për të dalë sërish me shpatë në dorë e të lùftojë, Osmani përgatit planin e rradhës. Bashkë me ndihmën e Salvadorit, tashmë të konvertuar, ai bën një plan të detajishëm se si t’i marrë florinjtë në kala Sofias. Bashkë me ùshtarët besnikë të tij, ato nisen për të kryer këtë mision me sukses.

Nga ana tjetër Alisharit i ka mbetur mendja tek fjalët e Jannisit kur ky i fundit iu shfaq si një lexues fati. Çfarë kërkon Alishar beu nga Janisi i maskuar si fallxhor? Të gjithë gjërat që Jannisi i tha, ishin realitet. Ndaj, ai kërkon sërish që të takohet me të, pa e ditur në të vërtetë identitetin e tij. Ai urdhëron disa nga ushtarët që të dalin për ta kërkuar e t’ia sjellin në konakun e tij.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*