Osmani/ Gyndyzi është në prag të vdékjes

Ushtàrët e Osmanit, me urdhrin e këtij të fundit nisen për të bàstisur thesarin e zotëri Alisharit. Ato organizojnë një plan të mirëmenduar me shumë detaje, dhe në fund ia arrijnë qëllimit. Të gjithë monedhat e florinjta që ndodhen në atë thesar, ato ua shpërndajnë banorëve të varfër të fisit. Ato i lënë qeset e vogla në derë, i trokasin dhe shikojnë gëzimin e tyre në fytyra.

Sakaq, Bala ndàn me Gonxhen bisedën e ashpër që ajo diskutoi me babanë e saj, Edeballën. Ndërsa Osmani ndodhet në mbledhje me Dyndarin dhe gjithë bejlerët e tjerë të fisit të cilët së bashku marrin vendimet për të ardhmen e banorëve që janë nën prirjen e tyre. Ai deklaron se ka vendosur që Osmani të marrë detyrën e trajnimit të ùshtarëve dhe përgatitjes së tyre për situata lùfte dhe të ngjashme.

Të gjithë të pranishmit bien dakord për këtë vendim dhe më pas shpërndahen. Dyndari i kërkon Osmanit të qëndrojë pasi ka diçka më tepër për të folur me të. Duke ia sjellë situatën se kjo do jetë një pikë shumë fuqìzuese për fisin e tyre, Dyndar i kërkon të martohet me të bijën, Ajgylin. Kjo do vijë si bòmbë mbi kokën e Osmanit i cili para se të reagojë dhe t’i kthejë përgjigje, dëgjon edhe një lajm tjetër shòkues; Gyndyzit i kanë zënë pritë.

Sakaq, Gyndyzi teksa ndodhej i papërgatitur, i zunë pritë ùshtarët e Alisharit, me urdhrin e tij. Ai ndodhej pa ndihmën e askujt dhe nuk arriti ta mbronte dot veten. Ushtàrët e Osmanit marrin Gyndyzin pasi ai kishte rënë në tokë pa ndjenja dhe e dërgojnë në çadrën e fisit të tyre. Gyndyzi tretet para duarve të Osmanit pasi gjendja tij është shumë e réndë. Duke parë vëllanë në atë mënyrë, Osmani betohet se do marrë hàkun e tij. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*