Osmani/ Gyndyzi dënon vetë vëllanë e tij

Teksa ndodhen në pazar duke shitur, një sùlm i papritur do ndodhë. Dikush lajmëron Ballën se kali saj është në gjendje të keqe ndaj duhet ta kontrollojë menjëherë. Pa u menduar aspak, Ballëja niset me burrin e panjohur. Kjo do tërhekë vëmendjen e Gonxhës e cila i vihet nga pas. Të dyja vajzat përballen me një numër të madh burrash të cilët pasi plàgosin Gonxhën dhe e lënë të shtrirë në tokë, marrin Ballën dhe largohen që aty. Ato janë të urdhëruar nga Sofia dhe Janisi për t’ua dërguar Ballën të gjallë.

Nga ana tjetër, Osmani ka mësuar tràdhëtinë e fisit të tij, e njerëzve më të afërt, të gjakut të tij. Ai kalëron me të shpejtë për tek Baturi, dhe në mes të popullit, duke e akùzuar si tràdhëtar, e plàgos rëndë me thìkë. Populli nuk reagon dot pasi e di se Osmani nuk do e vepronte diçka të tillë vetëm në rast se do ishte e domosdoshme. Por nuk ka mbaruar me kaq. Osmani ka edhe persona të tjerë me të cilët dëshiron të përballet e për t’i folur gjërat me karta të hapura.

Pasi nëna Baturit mëson për plàgosjen e të birit, e nisur edhe nga urréjtja dhe zìlia që ia ka mbuluar logjikën, ajo shkon të marrë hàkun e të birit tek Osmani. Ky i fundit, e sheh drejtë e në sy dhe i thotë se biri saj është një tràdhëtar dhe ka marrë vetëm atë që ka merituar. Brenda pak minutash mbërrin Gyndyzi i cili ndalon skenën që po ndodh. Gjithashtu edhe Dyndari mëson se çfarë ka ndodhur me të birin dhe me eufori niset për tek Osmani.

Gjithë këto ngjarje, do bëjnë që Osmanin ta pràngosin duke e mbajtur të lidhur në çadrën e dénimit. Ushtarët e tij e kanë të rëndë që të arrijnë t’ia vënë pràngat një personi që ato e admirojnë aq shumë. Kur Bamsi mëson se çfarë ka ndodhur, shkon menjëherë të kërkojë llogari tek Dyndari, duke i thënë se nuk mund të ketë falje një veprim i tillë, si dorézimi i një personi që do u mundësonte hàkmàrrjen e Ajbarsit. Bamsi shkon pranë Osmanit dhe i qàn zemra kur e sheh në ato kushte.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*