Osmani/ Janisi ka një plan tjetër kundër Osmanit

Osmani vjen triumfator në kamp me disa pengje. Ai do të çmallet me Selxhanin, tashmë të rikthyer në fisin Kaja. Cila është levizja e rradhës e Janisit dhe princit famékeq. Osman shkon në fisin e tij, i shoqëruar me ushtàrët e tij besnikë, dhe me àrmiqtë të lidhur pas vetes. Ai,me shumë krenari, i dorëzon Bamsit para këmbëve, vràsësit e Ajbarsit. Osman i lë të dijë se ndonëse këto janë vràsësit, kanë edhe një më të fortë epror të tyre. Osmani i premton Bamsit se nuk do përfundojë ky amanet i tij, pa i sjellë edhe kokën kryesore të këtyre bànditave. Në mes të fisit, Bamsi u heq kokat dy vràsësve të Ajbarsit.

Pranë Osmanit, në prani të të gjithëve, Burçin i kërkon falje atij pasi kishte menduar se e ka harruar dhe lënë pas dore gjàkun e Ajbarsit, ajo i ka hyrë në hàk pa e merituar, por Osman i thotë se në fisin e tyre, asgjë nuk harrohet. Më pas ai hyn brenda për të folur me Selxhanin. Osmani e pyet nëse ndonjë person i çuditshëm i është afruar gjatë qëndrimit të saj. Selxhan i përmend Sofian, por ajo që do ndihmojë Osmanin, është përmendja e Edeballësë. Selxhan i tregon se e ka parë bashkë me të bijën, shëndosh e mirë.

Menjëherë Osmani niset për të kërkuar Edeballënë dhe Ballën. Ai i gjen ato dhe i tregon Ballës se ka gabuar dhe i ka thyer zemrën të atit, ndaj ka ardhur t’i kërkojë falje. Por Edeballë nuk e pranon Osmanin në dhomën e tij për të folur. Ai është ende i lénduar nga veprimet e Osmanit. Ky i fundit i premton Ballës se deri në frymën e fundit nuk do heqë dorë nga pajtimi me babanë e saj.

Por Balla ka edhe një shqetësim tjetër. Ajo i tregon Osmanit mbi Ajgylin, ardhjen e saj në çadrën ku qëndronte Balla dhe se ka kuptuar nga vetë Ajgyli se ajo ndjen për Osmanin. Por Osmani i thotë të mos shqetësohet aspak pasi do e rregullojë ai punën me Ajgylin dhe se në zemrën e tij ka vend vetëm për Ballën. Të dy premtojnë se do presin deri në frymën e fundit për të qenë bashkë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*