Osmani/ Dyndari largon nga fisin të birin e tij Baturin dhe Osmanin

Ballgaji, prijësi i mongolëve mízorë, largohet nga tokat dhe fisi i Kajive, për t’iu rikthyer popullit të tij. Ai u tregon arritjen, Ndalesat e Xhingiz’hanit që tashmë zotëron në duar, dhe të gjithë nisin menjëherë festimet. Festimet e mongolëve u përngjajnë skenave më të síkletshme dhe njëkohësisht tmérruese. Ato présin e nxjérrin gjàk, duke mbushur gotat e duke ngrerë dolli me ato gota të mbushura me vetë gjàkun e tyre. Ndërkohë, gjendja e fisit që kanë lënë pas, Kajitë, nuk janë aspak mirë.

Dyndari, si prijës i fisit të Kajive, me urdhër dhe porosi të Ertugrulit, shpàll nevojën për mbledhje të menjëhershme në çadrën e tij. Bashkë me Bejlerët e tjerë, ndodhen edhe Osmani, Baturi e Bamsi. Sipas planifikimit të Dyndarit, ato duhet të tërhíqen vetë nga lùfta me mongolët pasi nuk kanë fòrcën e duhur të ushtàrëve dhe armàtimeve, ndàj duhet të ndàlen pa u ndodhur ndonjë gjëmë më e madhe. Ai i trémbet paralajmërimit të Ballgajit që i ka kércénuar me shfàrosje.

Osmani sypatrémbur nuk pranon t’i nënshtrohet mongolëve dhe kundërshton xhaxhanë e tij duke thënë se duhet t’i lùftojnë deri në frymën e fundit. Për çudinë e tij, kësaj rradhe, Bamsi dhe Abdurrahmani nuk do e përkrahin mendimin e Osmanit, por do i japin të drejtë Dyndarit duke e parë veten të pafuqíshëm në këtë betejë. Mes të tjerëve, Baturi merr fjalën dhe mbështet Osmanin, duke e parë si veprim aspak të hijshëm për fisin e tyre, që të tërhíqen nga frika àrmíkut. Dyndari zhgénjehet nga reagimi i të birit dhe i thotë të largohet bashkë me Osmanin nga fisi nëse nuk do i binden urdhrave të prijësit.

Nga ana tjetër, Konuri po përjeton një nga momentet edhe më të lumtura por edhe më të vështira të jetës së tij. Ai fal namazin, duke iu lutur Zotit për ndihmë në këtë rrugë pa shteg. Konuri kujton fëmijërinë e tij me të vëllanë, që u grabit nga mongolët dhe sot është besnik i tyre, besnik i një ndër àrmiqve më kryesorë, Ballgajit. Ai kërkon ndihmë nga Zoti që të mund ta bindë vëllanë e tij që të kthehet në rrugën e duhur, përndryshe, është më i lumtur ta vràsë me duart e tij sesa ta lërë në duart e Ballgajit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*