Osmani/ Bamsi i fal jetën Salvadorit

Në çadrën e Dyndarit janë thuajse gjithmonë të mbledhur më të mëdhenjtë e fisit, për të qenë pjesë e vendimeve më të rëndësishme që duhen marrë, dhe të lajmeve më krìtike që përcillen aty. Këtë herë bëhet fjalë për Baturin. Ai hyn me shumë eufori në çadrën e të atit dhe me mendjemadhësi jep lajmin se Edeballë ka refuzuar Osmanin, duke e kthyer mrapsht atë. Ndonëse nuk do bëjë shumë dobi, Bamsi do kundërshtojë duke i kujtuar se nuk mund të shprehet askush ashtu për Osmanin.

Edhe pse Baturi është shpesh i lëkundur dhe nuk ka një qëndrim konstant në lidhje me Osmanin, ai sërish do bjerë në gjunjë para tij, si shenjë falënderimi. Në mënyrë tërësisht të papritur, Salvadori i ngre kùrth Baturit në mes të pyllit. Ai është i vendosur për t’ia marrë jetën, por për fatin e Baturit, Osmani dëgjon këtë lajm dhe arrin të mbërrijë në kohë, duke i shpëtuar jetën djalit të xhaxhait të tij.

Osman jo vetëm do i shpëtojë jetën Baturit, por do kapë edhe Salvadorin. Si fillim, Baturi shkon pranë prindërve të tij dhe u tregon se si ai nuk do ishte i gjallë në atë moment që flet, nëse s’do ishte për trimërinë dhe shkathtësinë e Osmanit për t’ia dalë në kohë. Baturi lëvdon shumë Osmanin për heroizmin që bëri ndaj tij, gjë që nuk do i pëlqejë aspak as Dyndarit, dhe as nënës së Baturit, Zohres.

Nga ana tjetër, Osmani, me Salvadorin e kapur rob, qëndron përballë Bamsit. Ai ka shkuar për të mbajtur fjalën se do e gjente dhe do ia dorëzonte para këmbëve, vràsësin e të birit, Ajbarsit. Bamsit, edhe pse nuk do i shuhet dhìmbja për të birin, ai ndihet më lehtë që nuk e la gjàkun e tij të derdhet në tokë kot më kot. Bamsi e tòrturon Salvadorin, duke nxjerrë gjithë dhìmbjen e tij për Ajbarsin, por nuk do e vràsë.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*