OSMANI/ Balla zbulon krìmèt e Kornelias

Vëllai i Osmanit, Gyndyzi, nuk ka vdèkur. Në të vërtetë, vràsjà e tij është ndaluar nga ana e Turgutit, i cili bashkë me Konurin, kanë arritur t’a bindin Kosesin se u duhet edhe pak kohë për të vërtetuar nëse ato janë apo jo fàjtorët e vdèkjès së Marisë. Sipas tyre, kushdo që e ka vràrè Marinë, ka tentuar të dòbësojë forcën e Osmanit, prandaj, që të dalë fàjtori i vërtetë në skenë, ato duhet të bëjnë sikur kùrthi për Gyndyzin është përfunduar me sukses. Ndonëse binden me vèshtirësi për planin e tyre, Kosesi bindet edhe për të strehuar Gyndyzin.

Gyndyzi dhe Aisheja do qëndrojnë në kàlanë e Kosesit, për t’u strehuar, derisa çdo gjë të dalë në shesh. Turguti i premton Kosesit se nëse do vërtetohet që ato të dy janë fàjtorët, atëherë vràsjèn e tyre e ka ai të drejtë t’a ekzèkùtojë. Paralèlisht, po vjen Ivazi, vëllai i të ndjerit Umur Bej. Ndërmjet një letre të dërguar nga Barkëni, ai mëson se vëllai tij është vràrè, rrugës për në fisin e Kajive. Që të zbulojë të vërtetën e asaj vràsjèje, ai dhe ùshtàrët e tij gjithashtu do i drejtohen fisit të Kajive, pa e ditur se për to, është ngritur një kùrth i mirëpërgatitur.

Ariusi, ai që i ka bërë të gjithë të besojnë se është një besimtar i devotshëm dhe mëse i pastërt, ka krijuar kùrthin e rradhës bashkë me Barkënin. Osmani që ka dalë të kërkojë për tràdhtarin, thuajse bie në gjurmët e Ariusit, por Barkëni i fshìn ato gjurmë përpara dhe Osmani nuk shikon asgjë. Ariusi i del përpara Ivazit dhe gjòja e fton që të dy të interesohen sëbashku për jetën e hùmbur të Umurit, por para se të shkojnë për tek Kajitë, ato fillimisht ndalojnë mu aty, në mes të pyllit, për të kryer ritualin e faljes së namazit. Në krye të tyre, do qëndrojë Ivazi.

Ariusi shfrytëzon momentin që ai është me shpinë dhe i futur brenda në falje e duke e ditur që ai nuk lëviz dot përtej faljes, Ariusi dhe ùshtàrët e tij, vràsìn ùshtàrët e Ivazit, e në fund fare edhe Ivazin. Osmani gjen Ivazin ende pa vdèkur dhe pyet se kush ia ka bërë atë mizòri, por nuk merr dot përgjigje nga ai, pasi menjëherë vdès. Në anën tjetër ndodhet Balla. Ajo shikon që babai saj nuk është fare mirë dhe Kumrall Abdalli që i shkon në ndihmë, kupton që është hèlmuar nga ushqimi që kanë sjellë në pjatë. Menjëherë, Balla kupton se fàjtorja është Kornelia, sepse ajo solli edhe ushqimin e Edeballësë edhe të Marisë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*