Osmani/ Bala nuk e pret aspak mirë ardhjen e Malhunit

Osmani dhe Bamsi Beu kanë nisur të dyshojnë tek Idris Beu si tradhtarin e fisit. Ata flasin rreth planeve që do bëjnë kundër Tekfur Nikollës dhe nëse ato merren vesh nga Inegoli do të thotë që ai ka folur dhe në të njëjtën kohë kuptohet se ai ka qenë tradhtari. Sakaq, osmani është i shqetësuar edhe për vëllezërit e tij Gyndyzin dhe Savxhën pasi po vonohen shumë që të kthehen në fis. Ai është i bindur se ata kanë rënë në kurthin e Flatjusit. Bamsi Beu mundohet ta qetësojë duke i thënë se me to janë edhe Xhekurtaj dhe Ajgyli.

Pas takimit me Bamsi Beun, Osmani shkon të takojë vjehrrin e tij, Sheh Edeballënë. Ndërkohë duke u marrë me punët e fisit Gonxhja takohet me Boranin. Ky i fundit i shpreh asaj frikën që kishte kur e pa të plagosur dhe për pak ai mendoi se nuk do ta shihte më në sytë e saj të bukur. Sakaq, Bala ka bërë gati edhe çadrën se ku do të qëndroje Malhuni. Siç duket ajo nuk e ka aspak me qejf ardhjen e saj në fis pasi e shikon si konkurrente që mund ti hyjë në sy Osmanit pasi ky i fundit ia kishte bërë të qa rtë asaj se ai do martohej vetëm me një vajzë Beu të madh.

Osmani shkon pranë Edeballësë dhe që të dy çmallen me njëri-tjetrin pasi po takohen pas një kohe shumë të gjatë. Osmani është tepër i shqetësuar për të ardhmen e fisit pasi ata nuk kanë gjetur qetësi prej një kohe të gjatë dhe që kur ai është bërë Beu i fisit ata nuk kanë gjetur asnjë ditë qetësi. Sheh Edeballëja i thotë atij se fillimi nuk është i lehtë për një udhëheqës të ri dhe nëse ai dëshiron të krijojë shtetin siç ai ka ëndërruar, ai është vetëm në fillimin e saj. Për të ndërtuar shtetin atyre u duhet të sakrifikojnë madje edhe jetët e njerëzve të tyre të dashur .

Pranë tyre mbërrin edhe vajza e Edeballësë, Bala e cila çmallet me babain e saj i cili ishte larguar pas një kohe shumë të gjatë nga fisi. Nga ana tjetër, Savxhë, Gyndyzi dhe besnikët e tjerë ndodhen në një shpellë duke u munduar të arratisen nga rrethimi i Flatjusit. Xhekurtaj është plagosur dhe atë po e mjekon me shumë dashuri Ajgyli e cila është shfaqur shumë pranë tij kohët e fundit dhe mea duket po lind diçka mes tyre. Teksa ajo e mjekon ai nis të bëjë lojra me të sikur ka kaq shumë dhimbje. Ai nuk i kursen fjalët romantike ndaj Ajgylit por kjo e fundit nuk ia përton ta kapë në plagë që ta bëjë të bërtasë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*