Osmani/ Alishari kërkon dorën e Balës

Pas takimit joshés që Sofia u mundua të krijojë me Alisharin, ajo ndjen se ka dalë që aty me fitore, duke arritur qëllimin për të cilin kishte shkuar. Ajo është e gatshme të bëjë çdo gjë për të përmbushur fitoren që ka filluar i ati që shumë vite më përpara. Sofia shkon pranë Janisit dhe i tregon gjithë takimin që kishte me Alisharin, dhe kështu merr lëvdatat e të atit. Janis i thotë të bijës, se pjesa që i ndihmon ato të dy më shumë në këtë rast, është se ‘dashuria i bën njerëzit e verbër’.

Menjëherë efekti ‘Sofia’ ka lëshuar rrënjët tek bindja dhe veprimet e Alisharit. Ai mëson se Baturi ka bastìsur florinjtë e kalasë së Sofias, dhe nuk qëndron duarkryq. Në një moment kur Baturi është rikthyer në fisin e tij dhe me krenari i dorëzon sëndukun e mbushur me florinj, ndërhyn Alishari duke e gjykuar dhe dénuar veprimin e Baturit si aspak të drejtë. Duke ulur gjithë reputacionin e Dyndarit, Alishari merr florinjtë për të cilët lùftoi Baturi. Ky i fundit e kundërshton, por nuk merr përgjigje tjetër veçse shuplakën e Alisharit ndaj tij.

Por lìgësia Sofias nuk mjaftohet me kaq. Planet e saj janë shumë më të thella, dhe si gjithmonë, të pamëshirshme. Papritur aspak, Baturit do i zënë pritë disa nga àrmiqtë e tij. Bëhet fjalë për një ndër më kryesorët, besniku i Sofias, Salvadori. I gjendur në mes të rrugës dhe pa ndihmë, Baturi mbetet në mëshirë të fatit. Tashmë ai mendon se rrugëtimit të tij i erdhi fundit pasi nuk mund t’ia dalë i vetëm nga ai kùrth. Plani që ishte thurur për Baturin bie në vesh të Osmanit, i cili mbërrin në kohë duke lùftuar àrmiqtë e duke shpëtuar Baturin nga duart e tyre.

Sakaq, duket se Alisharit i janë errësuar sytë dhe mendja, duke mos njohur aspak kufinj. Në pazar, ai shikon Balën, për të cilën krijon pëlqim menjëherë. Ai interesohet për të dhe mëson se është vajza Edeballësë. Duke mos hùmbur aspak kohë, ai shkon pranë Edeballësë. Ai nuk di asgjë mbi Balën dhe Osmanin, por as nuk e ndalon joshja nga Sofia dhe as besa me Dyndarin mbi Ajgylin. Alishar, kërkon dorën e Balës nga i ati, Edeballë, i cili pa lënë hapësira diskutimi, e refuzon.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*