Osmani/ Ajgyli bëhet xheloze

Teksa Dyndari, Bamsi dhe gjithë këshilli i asokohe janë mbledhur për të diskutuar nëse do dalin për lùftë apo jo, në derë do hyjë i shumëpërfolur nga to, Osmani. Ai përshëndet të mbledhurit aty, ulet në vendin që i takon dhe u flet mbi të ndejurën ulur e të mos dalin në lùftë, dhe mbi trimërinë e të dalurit menjëherë. Bamsi e shikon me admirim duke ndjerë shumë krenari me të.

Osmani u shpjegon situatën me armìqtë, pak a shumë idetë e tyre dhe planifikimet që ato mund të kenë për shùarjen e fisit të tyre. Osmani thotë me bindje se nuk është koha të qëndrojnë, por t’u dalin ballë armìqve dhe të triumfojnë mbi to. Megjithatë, Osmani zgjedh që vendimin përfundimtar ta japë xhaxhai tij, Dyndar Beu.

Nga ana tjetër, vajza që i shpëtoi jetën Osmanit, quhet Bala. Ajo shkon të takojë babain e saj, Edeballë, shokun e ngushtë të rrugëve të triumfit të Ertugrulit. Ajo merr përgëzimet e të atit për punën e palodhur që ajo ka bërë, për seriozitetin që i ka dhënë misioneve në emër të dinjitetit e të drejtës, dhe e lajmëron se tashmë e pret një rrugë tjetër, një mision tjetër.

Për kalin e sëmurë të Balës, po kujdeset Osmani. Ai ka marrë me vete kalin për ta shëruar, me mënyrat e mjekimit që ai di. Teksa ai përgatit vetë ilaçin me duart e veta, pranë tij shkon Ajgyli. Ai e pyet Ajgylin nëse ajo i mban mëri për çfarë i ka ndodhur me ushtàrët e Sofias e në kala, por ajo thotë tërësisht të kundërtën. Më pas, Ajgyli e pyet mbi kalin, se i kujt është. Përgjigjia e Osmanit nuk do i pëlqejë aspak dhe teksa largohet me Burçinin që aty, kjo e fundit i thotë se mund të ketë diçka mes vajzës që zotëron kalin dhe Osmanit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*