Njihuni me aktorët turke që në karantinë treguan talentin tyre të fshehur (FOTO)

Për shkak të pandemisë së koronavìrusit, në Turqi shumë prej serialeve janë detyruar të ndalin xhirimet dhe aktorët, ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë, janë vetëkarantinuar në shtëpi.

Disa prej tyre po e kalojnë kohën në shtëpi duke gatuar, duke kryer ushtrime fizike, joga, apo duke shpenzuar kohë të çmuar me familjarët. Mirëpo shumë prej aktoreve gjatë kësaj periudhe po zbulojnë edhe talentet e tyre që nuk i kemi ditur.

Shumë emra të njohur të serialeve turke, kanë gjetur një profesion të ri gjatë karantinës duke pikturuar. Hande Erçel, Nurgul Yesilçay, Bensu Soral, Nur Fettahoglu, Asli Enver, Hazar Motan janë disa nga aktoret që pasion kanë pikturën dhe tani kanë patur kohën e mjaftueshme për t’ju përkushtuar.Hande Erçel'den makyajsız paylaşımlar...

Hande Erçel të cilën e njohim nga seriali “Dashuria nuk njeh fjalë”, po pikturon me një kauzë. Ajo do t’i shesë veprat e saj në ndihmë të fëmijëve me kàncer.

Nurgul Yesilçay ose siç e njohim me emrin “Gylperi”, ka hapur ekspozitën e saj të parë dhe po vazhdon punën për ekspozitën e dytë me piktura. Bensu Soral e njohur si “Melek” nga seriali “I infiltruari” ka pikturuar në muret e shtëpisë së saj.

Aktore të tjera që i janë përkushtuar pikturës janë edhe Hazar Motan e njohur si “Xhemre” nga seriali “Lule të vetmuara”, Nur Fettahoglu, Asli Enver dhe Yagmur Tanrisevsin.Gulperi Tv Series (Nurgul Yesilcay & Timucin Esen) | Turkish Drama

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*